-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Anglia mund të pranojë më shumë migrantë

Më të lexuarat

Ish gjykatës dhe avokatë anglez kanë kritikuar qeverinë në Londër për përgjigje të “ngadaltë dhe të ngushtë” për krizën e migrantëve, raporton BBC.

Lord Philips, ish udhëheqës i Gjykatës Supreme dhe Lord Macdonald, ish udhëheqës i prokurorisë publike, janë në mesin e 300 personave tjerë që kanë nënshkruar letrën rreth kësaj çështje.

Ata kanë deklaruar se pranimi i 20 mijë migrantëve për pesë vitet e ardhshme nuk është i mjaftueshëm.

Qeveria angleze ka deklaruar se përveç pranimit të 20 mijë migrantëve, ka dërguar një miliardë funte ndihma në Siri si dhe ka ndihmuar edhe me 100 milionë funte organizatat humanitare, për migrantët e zhvendosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit