0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Angelina Jolie: Liderët botëror bashkëpjesëmarrës në krimet në Gaza

Më të lexuarat

Ky është një sulm i qëllimshëm ndaj komunitetit të robëruar i cili nuk ka ku të ikë, ka shkruar Angelina Jolie

Aktorja amerikane dhe ish-ambasadorja e vullnetit të mirë të Kombeve të Bashkuara (OKB) Angelina Jolie ka reaguar ndaj sulmit të Izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza dhe bëri thirrje për një armëpushim, raporton Anadolu.

Ajo shpërndau fotot e kampit të refugjatëve pas sulmit në profilin e saj në Instagram.

“Ky është një sulm i qëllimshëm ndaj një komuniteti të robëruar që nuk ka ku të ikë”, shkroi Jolie.

Ajo nënvizoi se Gaza në 20 vitet e fundit ka qenë një burg i hapur dhe se sot me shpejtësi po kthehet në një varr masiv.

“Përderisa bota bën sehir dhe me mbështetjen aktive të shumë shteteve, miliona civilë palestinezë po ndëshkohen dhe çnjerëzohen masivisht, ndërsa u mohohet ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Jolie.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim.

“Duke refuzuar kërkesat për një armëpushim humanitar dhe duke penguar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të vendosë një armëpushim midis të dyja palëve, liderët botërorë janë bashkëpunëtorë në këto krime”, tha Jolie.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se avionët luftarakë izraelitë bombarduan kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës të mërkurën.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit