10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

‘Anëtarësimi i shpejtë i Serbisë në BE, ‘cunami’ për Shqipërinë dhe rajonin’

Më të lexuarat

Anëtarësimi i shpejtë i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk zbeh shpresat vetëm të Maqedonisë, por të të gjitha shteteve të rajonit e në veçanti të Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjës, thonë analistë politikë për Zhurnal.

“Anëtarësimi i shpejt i Serbisë në BE nuk i zbeh shpresat vetëm të Maqedonisë, por të gjitha shteteve të rajonit, e në veçanti të Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjës. BE­ja nuk do të duhej të bënte një veprim të tillë, duke e ditur qasjen e egër të Serbisë ndaj shteteve të Ballkanit. E, sidomos ta pranojë një shtet agresor para shteteve të tjera të Ballkanit”, thotë për Zhurnal analisti nga Kosova, Faik Krasniqi.

Sipas tij, shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen të gjitha në një paketë anëtare të BE-së, në mënyrë që asnjëra mos të mund t’i bëhet pengesë tjetrës për anëtarësim. “Në të kundërtën, Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bosnja, le ta harrojnë anëtarësimin në familjen e madhe evropiane”, vlerëson Krasniqi.

Nga ana tjetër, Faton Aliti politikan aktiv në Maqedoni thekson se para së gjithash është e qartë se anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga reformat e domosdoshme por edhe nga normalizimi i marëdhënieve me Republikën e Kosovës. “Këtë në shumë raste e kanë deklaruar zonja Mogerini, zonja Kocijançiç dhe disa europarlamentarë nga vende të ndryshme. Vlerësoj se për të ndodhë ky normalizim, që nënkupton edhe pranimin e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, nevojitet të ndërohen funksionarët me mendësi të vjetër dhe për këtë duhet pak më shumë kohë”, thekson për Zhurnal, Faton Aliti, politikan. Nga këtu, shton Aliti, nuk mendoj se Serbia do të mund të anëtarësohet para Maqedonisë, por njëkohësisht ka përshtypjen se autoritetet kompetente në BE po punojnë në strategjinë e anëtarësimit të rajonit njëkohësisht, me qëllim të evitimit të mundësisë për të penguar njëri-tjetrin./zhurnal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit