3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Anelka: Rruga ime e konvertimit në Islam dhe ajo drejt futbollit francez

Më të lexuarat

Duke treguar udhëtimin e tij në Islam pas dy dekadash që ra shehadet, e përqafoi Islamin, futbollist francez musliman, Nicolas Anelka, ankohet për rritjen e islamofobisë dhe diskriminimit ndaj afrikanëve verior në Francë.
 
Francezët me prejardhje nga Afrika Veriore përpiqen të bëjnë gjëra të mira për ta, por shoqëria franceze i mban ata në kontroll. Ka shumë pengesa në rrugë, tha Nicolas Anelka.
 
Për shembull, në qoftë se ju të dërgoni një CV me kodin postar të gabuar dhe një emër që tingëllon musliman atëherë ju nuk do të pranoheni në punë. 
 
Është vetëm Franca ku ju duhet të fshehni emrin tuaj dhe fotografinë me shpresën e gjetjes së punës. Ky nivel i diskriminimit është i papranueshëm.
 
Situata për muslimanët francezë është përkeqësuar kohët e fundit, sidomos pas sulmeve në Paris, në të cilat 17 persona u vranë.
 
Një tjetër sulm në Kopenhagë ka shtuar sulmet anti-muslimane, të cilat u rritën ndjeshëm në të gjithë Evropën kohët e fundit.
 
Sipas Observatorit Kombëtar të Francës Kundër Islamofobisë, më shumë se 214 akte të veçanta të sjelljeve anti-muslimane, më shumë se sa ato të dokumentuara gjatë tërë vitit 2014, janë regjistruar në muajin e parë pas sulmeve të muajit janar.
 
Duke folur për përqafimin e fesë Islame,  Nicolas Anelka tha:
 
Isha gjashtëmbëdhjetë vjeçar kur e pranova Islamin. Përveç aspektit vëllazëror, konvertimi im nuk e ka ndryshuar jetën time.
 
Unë kam jetuar me të njëjtat parime – kam qenë i drejtë, me vlera, kam agjëruar muajin e Ramazanit, sepse i admiroja njerëzit që agjëronin për rreth meje.
 
Ai vazhdoi duke thënë: Ajo që më bëri të pranoi Islamin ishte se  unë kam qenë i sigurtë se Islami ishte për mua.
 
Unë e ndjeva këtë marrëdhënie me Zotin dhe kjo më ndriçoi jetën time. Unë e kisha bindjen se në zemrën time kjo ishte feja ime.
 
 
 
Algjeria
 
 
Me një karrierë 18-vjeçare, sulmuesi Nocolas Anelka ka shkuar në Afrikën e Veriut kohët e fundit ku ai është duke vepruar si një konsulent i klubit algjerian të futbollit NA Hussein Dey (NAHD).
 
Unë jam shumë i lumtur në lidhje me zhvillimin e futbollit algjerian.  Në ditët e sotme futbolli algjerian është i përfaqësuar kryesisht nga francezët me prejardhje algjeriane që luajnë në Francë, Holandë, dhe në Mbretërinë e Bashkuar … Unë kam dëshirë të themeloi një akademi të futbollit në Algjeri, tha Nicols Anelka.
 
Sfida më e madhe është trajnimi i të rinjve dhe për të ndërtuar themelet e lojës. Pasi baza është në vend, pjesa tjetër vijon,
 
Sulmuesi 36-vjeçar , Nicolas Anelka ka luajtur për Paris Saint-Germain, Arsenalin, Real Madrid, Liverpool dhe Manchester City dhe Juventusin.
 
Nicolas Anelka e përqafoi Islamin në vitin 1994 në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku e zgjodhi emrin musliman e Abdul-Salam Bilal.     
 
Unë kam një dashuri për Algjerinë, sepse jam rritur me shumë miq algjerianë në periferi të Parisit, tha ai.
 
Ne kishim shumë të përbashkëta, duke përfshirë Islamin. Në fakt, njerëzit më kanë thënë mua se unë kam karakter algjerian. Unë kam qenë shumë i prekur nga kjo sepse ata janë një popull shumë krenar. Unë jam krenar, por jo arrogant.
 
Duke vlerësuar lojtarët algjerian, futbollist tha: Lojtarët algjerianë kanë kualitete të mëdha, sidomos teknika e tyre gjatë lojës. Kjo duket si me qenë e lindur tek futbollistët algjerianë.
 
Me të vërtetë është një art. Algjerianët janë mbi mesataren kur është fjala për teknikë, por kanë edhe mangësi të cilat duhet me punë të mënjanohen.
 
Unë thjesht kam dëshirë për të transmetuar njohuritë e mia tek  futbollistët e rinj algjerianë dhe t’i frymëzojë ata. Futbolli algjerian më kujton stilin e futbollit brazilian.
 
Franca është shtëpia e një komuniteti musliman prej gati gjashtë milion, më i madh në Evropë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit