1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Aneksimi indian i Kashmirit: si po aplikohet receta izraelite

Më të lexuarat

Nga Azad Essa

Neni 370, një klauzolë në kushtetutën indiane e cila i jep rajonit Kashmir status gjysmëautonom në Bashkimin Indian, duke përfshirë edhe të drejtën për rregullimin e punëve të saj vetëm (përveç mbrojtjes, financave, komunikimeve dhe punëve të jashtme), e drejta për kushtetutën e vet, aftësi për të ligjëruar, si dhe për të përdorur flamurin e tij, do të hiqet menjëherë, vendosi të hënën Parlamenti Indian.

Qeveria indiane ka thënë se do të ndryshojë Kushtetutën pavarësisht vendimeve të shumta gjyqësore, përfshirë vendimet e Gjykatës së Lartë në Jammu dhe Kashmir, si dhe Gjykatës Supreme të Delhit , e cila vendosi që klauzola e përmendur nuk mund të ndryshohet. Por për shumë indianë, veçanërisht ekstremistë hindu, heqja e statusit të veçantë të Kashmir është një ëndërr e shumëpritur.

Në shumë mënyra është ndjekur metoda izraelite, ku qeveria indiane është kthyer nga administratore në okupatore.

Sipas një recete izraelite

Për dekada të tëra, nacionalistët hindu kërkojnë heqjen e nenit 370 si hapin e parë drejt krijimit të Indisë si një shtet ekskluziv hindu.

Fushata që ata zhvilluan për këtë qëllim u bazua në thirrje të vazhdueshme për heqjen e “privilegjeve të muslimanëve” në Kashmir, megjithëse është akoma zona më e varfër në Indi; pastaj fushatoi për Kashmin si një rajon me një të kaluar dhe trashëgimi të pasur hindu, dhe popullarizoi pelegrinazhin në tempuj hindu në Kashmirin jugor.

Në dekadën e kaluar, qeveria indiane ka financuar hapjen e tempujve të shumtë hindu për të “lidhur më tej Kashmir me Indinë përmes lidhjeve shpirtërore dhe fetare”.

Heqja e nenit 370 është pjesë e përmbushjes së planit për krijimin e një Indie Hindu, në një mënyrë që mund të jetë edhe supremaciste dhe demokratike, edhe nëse është thelbësisht e gabuar. Për ekstremistët hindu, Izraeli është model i një shteti “demokratik” që ata përpiqen të vendosin në variantin indian.

Sumantra Bose, një profesore në Shkollën e Ekonomisë në Londër, shkruan: “Më e rëndësishmja është se kjo gjithashtu hap rrugën për krijimin e kolonive ekskluzive të vendbanimeve hindu në Kashmir në fazën tjetër, siç janë vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor”.

Fati i komunitetit Pandit, një grup hindu në Kashmir

Dhjetëra mijëra hindusë Kashmiri të njohur si pandit u larguan nga aty në vitet 1990 kur kryengritja u intensifikua, nga frika për jetën e tyre, megjithëse udhëheqësit muslimanë në mënyrë të përsëritur thirrën për kthimin e tyre.

Kashmiri nuk ka histori tensioni midis komunitetit lokal musliman dhe hindus. Përpjekja e qeverisë indiane për të sjellë panditsa dhe hindusët të tjerë në Kashmir si koloni dhe jo si banorë të barabartë, shihet si një provokim. Siç ka bërë vazhdimisht qeveria izraelite, qeveria indiane po bën çmos për të portretizuar problemin lokal të Kashmirit si një problem fetar (midis muslimanëve dhe hindusëve), duke anashkaluar rrënjët e problemit politik dhe duke përdorur të ashtuquajturin “ekstremizmi islam” si justifikim për fillimin e operacioneve ushtarake.

Pakistani mbështet lëvizjen e armatosur, por agjensitë e saj të sigurisë kanë frikë nga pavarësia e Kashmirit po aq sa India.

Ndërsa ekstremistët hindu e shohin atë duke ndryshuar demografinë në Kashmir, zhvendosja masive e hindusëve në rajon do të varroste aspiratat politike të muslimanëve të Kashmir. Kjo gjithashtu do t’i jepte kryeministrit , Narendra Modi një vend në histori. Ekonomia mund të shembet, qytetet mund të përmbyten, fermerët mund të vdesin nga uria, por ai do të mbahet mend si udhëheqësi që realizoi Kashmirin hindus.

Koha e pushtetit të Modit, nga fillimi i viteve 2000 kur ai ishte kryeministri i Gujarat, deri në postin e kryeministrit që nga viti 2014, tregon se popullariteti i tij po rritet sa herë që ka tension midis hindusëve dhe muslimanëve në vend. Ai është një mjeshtër i manipulimit.

Si u përgatit aneksimi i Kashmirit

Në ditët para njoftimit, qeveria shkaktoi një seri traumash psikologjike te popullata lokale. Së pari, qeveria indiane u ka bërë thirrje pelegrinëve hindu në Kashmirin e jugut dhe turistëve që të largohen nga zona për kërcënime të supozuara të sigurisë. Media kryesore e Indisë ka nxitur vazhdimisht lajme, duke shkaktuar një nivel të paparë të panikut në rajon. Por më vonë doli të ishte thjesht një mashtrim për të larguar të gjithë banorët jo-kashmiras nga zona përpara njoftimit.

Pa ndonjë komunikim të mëtejshëm, qeveria indiane vendos afro 35,000 trupa në Luginë, paaftësoi të gjitha komunikimet, përfshirë internetin, telefonin (përfshirë linjat fikse) dhe televizionet kabllore.

Përfundimisht, u vendos një shtetrrethim ku ushtarët morën rolin e policisë dhe u instaluan në rrugë.

Komunikimet janë të pamundura dhe nuk ka asnjë tregues se çfarë po ndodh në të vërtetë në Luginën e Kashmirit. Media aty është e mbyllur dhe ka kufizime të konsiderueshme për praninë e gazetarëve indianë. Nuk është e qartë se sa kashmiras e dinë që qeveria indiane ka ndryshuar kontratën e tyre shoqërore me shtetin. Kjo përshkruhet si dita më e errët e demokracisë indiane. /tesheshi.com/

*Azad Essa është një gazetar i vjetër i Lindjes së Mesme me qendër në New York.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit