1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Andi Lila pajtohet me priftin

Më të lexuarat

“Incidenti” i shkaktuar me videon e publikuar në rrjetet sociale nga futbollisti Andi Lila, konsiderohet një çështje e mbyllur në Greqi.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila u shfaq në një video së bashku me lojtarin tjetër, Armando Sadiku, dukë treguar ca shaka para hoxhës Ahmed Kalaja për prifterinjtë ortodoksë grekë.

Këshilltari ligjor i klubit të PAS Janinës ka deklaruar se ngjarja ka marrë ndoshta përmasa më të mëdha sesa duhej.

Andi Lila, i shoqëruar nga avokati i klubit grek, Georgios Vita, ka takuar në mesditën e së enjtes Mitropolitin e Janinës, Maksimos të cilit i ka kërkuar falje të sinqertë.

Nga ana e tij, kleriku grek ka vlerësuar aktin e tij duke theksuar se duhet të gjithë të respektojmë besimin fetar të njerëzve të tjerë.

Në deklaratën e tij, Lila ka thënë: Ditët e fundit ishin ditët më të vështira që kam kaluar. Sot erdha tek një njeri i madh, tek Mitropoliti i Janinës dhe ndjehem i lehtësuar pas diskutimit që patëm.

Në rrjetet sociale futbollisti shqiptar ka shkruar: “Duhet të jesh njeri i fortë për të kërkuar falje dhe akoma më i fortë është ai që fal. Faleminderit Maksim!”.

Në mediat lokale madje kanë qarkulluar edhe disa fotografi nga takimi i futbollistit shqiptar me Mitropolitin e Janinës. Sipas tyre, tashmë është lënë pas video 17 minutëshe që ka shkaktuar reagime të mëdha tek besimtarët ortodoksë shqiptarë dhe grekë, raporton TCH.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit