1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

ANALIZË / Konflikti ne Nagorni-Karabak dhe paralele Ruso-Serbe

Më të lexuarat

Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Keto dite po ringjallet perseri konflikti midis Azerbajxhanit dhe Armenise ne Nagorni-Karabak. Krahina ndodhet ne jug-perendim te Azerbajxhanit, ne zonen kufitare midis kesaj republike dhe asaj te Armenise.

Nagorni-Karabaku eshte nje krahine malore si enklave me popullsi te perzier me shumice armene dhe pakice azere. E perbere nga me pak se 200 mije banore te shtrire ne rreth 4500 kilometer katror, Nagorni-Karabaku ze 14 perqind te territorit te Azerbajxhanit.

Historia e ketij konflikti ka nisur mbas perfundimit te Luftes se Pare Boterore, pikerisht ne vitin 1918. Ishte koha e shperberjes se Perandorise Osmane dhe e triumfit te Revolucionit Bolshevik ne Rusi. Gjate periudhes se BRSS, Stalini dhe pasardhesit e tij e dominuan situaten ne te dy republikat, por pa i dhene nje zgjidhje te qendrueshme.

Mbas shperberjes se BRSS, nga fillimi i viteve ’90-te Armenia mbeshteti separatizmin e armeneve te Nagorni-Karabakut me nderhyrje politike dhe me mbeshtetje ushtarake. Me kete mbeshtetje politiko-ushtarake te Armenise krahina e vogel e Nagorni-Karabakut veteshpalli pavaresine nga Azerbajxhani.

Vete-shpallja e pavaresise nga Nagorni-Karabaku me mbeshtetjen politiko-ushtarake te Armenise provokoi luftime te ashpra dhe te tejzgjatura midis Armenise dhe Azerbajxhanit. Keto luftime sollen largimet e me shume se 200 mije armeneve dhe azereve nga zonat e luftimeve.

Faktori nderkombetar nuk e njohu asnjehere pavaresine e Nagorni-Karabakut. Jo vetem kaq, por Keshilli i Evropes, Organizata e Konferences Islamike, Kombet e Bashkuara dhe Parlamenti i BE kane miratuar nje sere rezolutash, ne te cilat denohet nderhyrja ushtarake e Armenise, krimet dhe pastrimet etnike mbi popullsine civile azere dhe apelohet per ndalim luftimesh dhe fillim negociatash diplomatike midis paleve. Presioni nderkombetar imponoi ndalimin e luftimeve. Me ndermjetesimin e OSBE filloi procesi e bisedimeve paqesore te Minskut.

Mbas krizes se Ukraines ne 2014 te provokuar nga nxitja e separatizmit te pakices ruse nga Moska si dhe sulmit ushtarak te Rusise mbi Ukrainen, situata ne Nagorni-Karabak erdhi duke u perkeqesuar perseri. Procesi paqesor i Minskut u bllokua. Si pasoje kemi ringjalljen e konfliktit nder shtetetor midis Azerbajxhanit dhe Armenise per Nagorni- Karabakun.

E veshtruar ne plan te gjere Rajonal ringjallja e konfliktit midis Armenise dhe Azerbajxhanit duket te kete prapavije te drejtperdrejte gjeopolitike Ruse. Per arsye te interesave gjeopolitike rajonale, por edhe per shkaqe gjeoekonomike qe lidhen me tregun energjitik te Azerbajxhanit dhe projektin TAP, qe eshte projekti me i madh alternativ i gazit drejt Bashkimit Evropian, Rusia nxite prodhimin e krizave.

Strategjia Ruse e prodhimit te krizave mbeshtetet te forcat separatiste, kryesisht te enklavave apo te pakicave ne ish republikat e BRSS. Strategjia e prodhimit te krizave e Rusise shtrihet parasegjithash ne zonat nderkufitare midis shteteve. Ne keto zona konfliktesh territoriale Rusia sponsorizon shtetet ame te enklavave dhe pakicave, duke prodhuar destabilitet permanent dhe luftra te here pas hershme.

Nese bejme nje analize krahasuese verejme paralele te shumta midis strategjise Ruse ne ish republikat e BRSS dhe strategjise Serbe ne Ballkan. Edhe Serbia i nxit pakicat dhe enklavat e saj perreth per separatizem si dhe per bllokim te institucioneve te shteteve respektive me ane te krijimit te institucioneve paralele.

Strategjia Serbe eshte qartesisht evidente ne Kosove dhe Bosnie&Hercegovine, por me pak edhe ne Mal te Zi. Me kete strategji te tipit Rus, Serbia synon te prodhoje kriza latente ne shtetet perreth, te cilat i perdore per qellime perfituese ne marredheniet e saj me rajonin, por edhe per presione dhe tit-for-tat diplomacy me BE dhe Perendimin pergjithesisht.

Zhvillimet fundit ne Nagorni-Karabak si dhe sindromat e krizave ne Ballkanin Perendimore deshmojne per ekzistencen e vazhdimesise se paraleleve strategjike Ruso-Serbe. Keto paralele cenojne sovranitetin dhe integritetin e shteteve te pavarura, abuzojne pakicat ne vendet fqinje, krijojne institucione paralele qe defunksionalizojne normalitetin e shteteve, prodhojne kriza te vazhdueshme rajonale si dhe shkelin te drejten nderkombetare. /Marrë nga profili në Facebook

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit