-3.1 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Analistët: Të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria

Më të lexuarat

Konstituimi i Kuvendit, zgjedhja e kryetarit të saj dhe funksionimi normal i këtij organi më të lartë të pushtetit legjislativ, sipas njohësve të rrethanave politike, është dalja e vetme nga kjo krizë politike. Sipas profesorit universitar, Qashif Bakiu, zgjidhja e krizës do të jetë një proces  shumë i vështirë, dhe sipas tij, nuk mund të pritet ndonjë zgjidhje brenda një afati shumë të shkurtër. Bakiu shtoi më tej se përveç konstituimit të Kuvendit, një zgjidhje tjetër eventuale, mund të ofrohet edhe nga ana e faktorit ndërkombëtar duke filluar një raund të ri të bisedimeve, por sipas tij, kjo gjë nuk do të premtonte një zgjidhje konkrete.

“Do të jetë një proces shumë i vështirë dhe përfundimisht mendoj se partitë politike opozitare, në këtë rast të paraprira nga LSDM-ja dhe partitë shqiptare, duhet ta rikthejnë situatën në kuadër të institucioneve dhe të kërkojnë zgjidhje brenda institucioneve, në fakt duhet të fillojë të funksionojë parlamenti si organ më i lartë i pushtetit legjislativ. Vetëm aty mund të gjendet zgjidhje për dalje nga kjo krizë e krijuar, ose eventualisht me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtarë, të fillojë një raund i ri i bisedimeve që nuk do të ofronte de fakto ndonjë zgjidhje konkrete nga ky pozicion që jemi.“, ka deklaruar Qashif Bakiu, profesor universitar.

Sipas analistit politik, Ramadan Ramadani, tani është koha që opozita e deritanishme, e kryesuar nga   LSDM, të ndërmerr hapa dhe iniciativa konkrete, pasi sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të mund të tejkalohej kjo situatë. Ramadani vlerëson se këto obstruksione nuk do të zgjasin edhe për shumë kohë.

“Opozita e udhëhequr, tanimë pozita e ardhshme e udhëhequr  nga LSDM, duhet që nga dita e nesërme të fillojë me hapa konkret dhe në njëfarë mënyre ta arsyeton edhe përkrahjen që e ka nga partitë e tjera. Mendoj se deri në fund Ivanovi nuk mund ta sjell vetën që ta humbasin edhe presidencën, pasi ajo do të jetë një strofull e radhës në të cilën do të mundohen të mbesin regjimi I kaluar, por opozita është ajo që duhet ta sjell në atë situatë, gjegjësisht dje me shpalosjen e programit nesër me konstituimin e parlamentit, ato vetëvetiu nuk ndryshohen dhe nuk zmbrapsen.”, u shpreh Ramadan Ramadani, analist politik

Analistët vlerësojnë se partitë politike detyrimisht duhet të përfundojnë seancën konstituive të parlamentit dhe të zgjedhin kryetarin e parlamentit, me ç’rast do të mund ti shpallnin edhe zgjedhjet lokale edhe pse ky afat tashmë ka kaluar.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit