1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Amnisti për kriminelët e veriut

Më të lexuarat

Zyrtarë të lartë shtetërorë, duke përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, disa herë i kanë bërë përgjegjëse strukturat ilegale serbe të veriut të Kosovës për veprime që i kanë kualifikuar si “kriminale”, e madje edhe “terroriste”. Kosova do t’i amnistojë autorët e veprimeve të tilla.
Sipas burimeve të përfshira në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku vendet përfaqësohen në nivel kryeministrash, kanë treguar të shtunën se kryeministri Thaçi është pajtuar të shpallë amnisti për ata pjesëtarë të kësaj pjese të vendit të banuar me serbë, e të cilët vazhdojnë të jenë të angazhuar aktivisht kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Të tillët janë të grupuar në së paku katër formacione të armatosura të Serbisë, dhe në një numër të madh të grupeve kriminale e vandaliste. Autoritetet shtetërore kanë zbuluar identitetin e të gjithë të rekrutuarve, duke përfshirë edhe hierarkinë dhe lokacionet ku janë të përqendruar, shkruan Koha Ditore.

Sipas burimit të gazetës, gjatë zhvillimit të raundit të pestë dhe të gjashtë të dialogut me Serbinë, delegacioni i Kosovës ka prezantuar në Bruksel listën e pjesëtarëve të strukturave serbe që ilegalisht veprojnë në veri. Kjo, vetëm për t’ia dëshmuar baroneshës Catherine Ashton, prezencën e tyre. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit