12.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Këshilli i Sigurimit nuk përfaqëson ndërgjegjen njerëzore

Më të lexuarat

Ministri i jashtëm turk, Ahmed Dautoglu, ka kritikuar Këshillin e Sigurimit për shkak të barrierave që vihen në rrugën për njohjen e Palestinës si shtet, por edhe për paaftësinë që ka treguar për të ndërhyrë për zgjidhjen e krizës siriane.

Gjatë një kumtese të mbajtur në fakultetin ekonomik të Londrës, i cili konsiderohet si një nga institucionet më të mira në vend Britani, Dautoglu tha se pesë vendet anëtare të përhershme të KS dhe që kanë të drejtën e vetos, nuk përfaqësojnë realitetin e politikës botërore. Për shkak të këtyre vendeve që kanë të drejtën e vetos, nuk po i jepet zgjidhje krizës në Siri që prej dy vitesh. Këshilli i Sigurimit nuk përfaqëson më ndërgjegjen njerëzore dhe kjo është një sfidë e madhe para OKB-së. /A.O./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit