Një i pastrehë ka sulmuar një grua Muslimane në Nju Jork tek kafiteria Dunkin Donut, duke i hedhur kafe të nxehtë në fytyrë dhe duke e akuzuar se ajo është një terroriste.
34 vjeçari Nathan Gray ka sulmuar viktimën 21 vjeçare pasi ai urren Myslimanët dhe përpjekja e tij është për ta vrarë atë.
Pasi ka hedhur kafen në të, ai ka goditur me qese dhe e ka goditur në kokë, thuhet sipas policisë.
Policët ishin telefonuar menjëherë dhe e arrestuan kriminelin gjatë skenës. Ai u burgos me akuzën e krimit të urrejtjes përcjell Independent.
Një punëtore e Dunkin Donuts ka treguar: “Unë i dhashë kafe atij dhe ai më tha diçka rreth terroristëve, por nuk mund ta dëgjoja çfarë thoshte. Ai u largu nga unë dhe u drejtuar drejt një grupi të grave Muslimane dhe filloi duke i quajtur terroristë. Ata e injoruan atë, ai pastaj ia hodhi kafen e nxehtë në fytyrën e saj dhe e goditi me çantat e tij në fytyrën e saj”
Ky incident erdhi kur u bë një kampanjë kundër Islamofobisë në qytet
Që nga zgjedhje e Presidentit Trump, sulmet anti muslimane janë rritur me të madhe raporton New York Times. Kjo tregon edhe rritjen e racizmit dhe Islamofobisë në Amerikë./KohaIslame