1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Amerikanët rrezikuan një “Hiroshimë” në tokën e tyre

Më të lexuarat

– Fuqia e bombës bërthamore është dëshmuar në mënyrë të frikshme në vitin 1945, kur dy bomba mjaftuan për të shkatërruar dy qytetet japoneze të Hiroshimës dhe Nagasakit, duke i marrë jetën mbi 150 mijë banorëve.

Megjithatë, në një aksident të panjohur shumë nga historia, amerikanët rrezikuan të shpërthenin një bombë bërthamore në tokën e tyre, në 11 mars 1958.

Gjatë një fluturimi, një avion ushtarak lëshoi një bombë me fuqi të ngjashme me atë të Hiroshimës mbi Karolinën e Jugut, por për fat të mirë, bomba nuk shpërtheu në impaktin me tokën, duke dëmtuar vetëm një shtëpi dhe lënduar lehtë banorët e saj.

Sot, krateri ku për u përplas bomba është shndërruar në një objekt të preferuar turistik.

Siç raportohet nga “American Heritage”, në një rutinë stërvitore, një avion bombardues B-47E ishte duke udhëtuar drejt një baze të Karolinës.

Megjithatë, gjatë fluturimit, ishin shfaqur disa probleme me ganxhat që mbanin të fiskuar bombën dhe një anëtar i stafit shkoi të verifikonte situatën.

I pafamiljarizuar me sistemin, në mënyrë të pavullnetshme, anëtari i stafit tërhoqi levën, nga e cila bomba lëshohej mbi tokë. Në sekondat që vijuan, askush nuk e dinte nëse do të ndodhte një shpërthim bërthamor apo jo.

Bomba, e paaktivizuar, rrezikonte gjithsesi të shpërthente si rrjedhojë e impaktit të fuqishëm me tokën, por fatmirësisht, diçka e tillë nuk ndodhi dhe ajo u çaktivizua brenda disa orësh nga forcat ushtarake.

Në një reportazh dedikuar kësaj ngjarje, një revistë amerikane solli foto të rralla të asaj kohe dhe të vendit turistik në të cilin krateri është shndërruar aktualisht./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit