Dikush u dërgoi një familjeje myslimane një letër të përkryer pas inaugurimit të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara
Trump është betuar si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shumë janë të pasigurtë se si të përgjigjen pas kësaj fjalie.
Gjërat ishin shumë të tensionuara gjatë dhe pas inaugurimit të tij si president, me protesta e përleshje të shumta, që tregojnë se popullata mund të jetë më e ndarë se kurrë.
Kjo është arsyeja pse kjo letër reprezenton një alternativë shumë të ngrohtë, shkruan rtv21.tv.
Hend Amry një vajzë myslimane ka postuar një fotografi të letrës në Twitter. Ajo tregon se kjo letër është lënë në derën e xhaxhait të saj në Ohio.
Letra lexon: “Të dashur fqinjë
Sot fillon një epokë e re në vendin tonë. Çfarëdo që të ndodhë ju lutem mos harroni se ende ka njerëz që do të luftojnë për të drejtat tuaja që të praktikoni fenë tuaj, të vazhdoni jetesën pa diskriminim. Jeni të mirëseardhur në lagjën tonë dhe nëse u nevojitet diçka – ju lutem trokisni në derën tonë“. /21Media