1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Amerikanët mbështesin torturën ndaj të dyshuarve për terrorizëm

Më të lexuarat

Gati dy të tretat e amerikanëve besojnë se përdorimi i torturës ndaj personave të dyshuar për terrorizëm me qëllim nxjerrjen e informacioneve mund të justifikohet, sipas një sondazhi të bërë nga agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ky nivel i mbështetjes së torturës ngjan me vendet si Nigeria, ku sulmet militante janë të zakonshme. Sondazhi pasqyron opinion amerikan pas mbytjes  të 14 njerëzve në San Bernardino në dhjetor dhe pas sulmeve në Evropë në muajt e fundit, transmeton kp.

Donald Trump, ka nisur debatin mbi atë se nëse të dyshuarit për terrorizëm duhet të torturohen gjatë fjalimeve të tij për fushatën zgjedhore.

Trump ka thënë se do të kërkojë të përdoret tortura me ujë, një teknikë e marrjes në pyetje që simulon ndjenjën e mbytjes, gjë që grupet e të drejtave të njeriut pretendojnë është e paligjshme në bazë të Konventës së Gjenevës.

Qëndrimi i Trump ka pasur me kritika nga organizatat e të drejtave të njeriut, organet botërore dhe rivalët politikë. Por, gjetjet e hulumtimit tregojnë se shumë amerikanë janë në të njëjtin mendim me Trumpin mbi këtë çështje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit