0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Amerikanët dhe rusët entuziastë për një marrëveshje për t’u dhënë fund luftimeve në Siri

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Siri, lajmëron rrjeti informativ Al Jazeera. Të dy vendet, sipas të njëjtin burim, kanë deklaruar se do të përpiqen për finalizimin e një marrëveshjeje në ditët pasuese.

Sekretari i Jashtëm amerikan, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, janë takuar dje në Gjenevë, ku kanë zhvilluar bisedime maratonë. Dymbëdhjetë orë kanë zgjatur diskutimet me dyer të mbyllura.

“Nuk duam të kemi një marrëveshje për hir të marrëveshjes,” ka deklaruar John Kerry.

“Duam të kemi diçka që është efektive dhe që punon për popullin e Sirisë, që e bën rajonin më të qëndrueshëm dhe më të sigurt, dhe që na sjell ne këtu në tavolinë në Gjenevë për të gjetur një zgjidhje politike.”

Homologu rus, Lavrov, tha ndërkohë se bisedimet kishin ndihmuar në reduktimin e nivelit të ndërsjelltë të keqkuptimeve.

“Ne jemi pajtuar për mënyrat konkrete në të cilat do të punojmë me palët, Rusia me qeverinë dhe opozitën, dhe Shtetet e Bashkuara me opozitën,” bëri të ditur Lavrov.

Në bisedime nuk u diskutua për të ardhmen e Beshar Esadit. Përndryshe, fokusi ka qenë në gjetjen e një zgjidhjeje efektive dhe të qëndrueshme për t’i dhënë fund dhunës, duke hapur më pas rrugën për negociata për një tranzicion politik.

Çështja e kurdëve është trajtuar gjithashtu në këto bisedime maratonë.

“Ne jemi për një Siri të bashkuar. Nuk e mbështesim një iniciativë të pavarur kurde”, kanë qenë fjalët e diplomatit amerikan.

“Kurdët duhet të mbeten pjesë e shtetit sirian, pjesë e zgjidhjes së problemit, dhe jo një faktor që do të përdoret për ta ndarë Sirinë,” është përgjigjur kolegu rus. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit