2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Amerika pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”

Më të lexuarat

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjersa e ka njoftuar se SHBA-të ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”.

Ambasadori Hill me këtë rast e ka njoftuar presidentin serb për kërkesën e Kosovës.

Ai ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin amerikan dhe më pas do t’i fillojë proceduarat zyrtare, shkruan Danas.

Ndërkaq, presidenti serb, Vuçiq ka deklaruar se një informatë e tillë është zhgënjim i madh për Serbinë, ndërsa shtoi se janë të interesuar për ruajtjen e raporteve me SHBA-të. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit