-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ambasadoruci që mbron Kryeministrin e zhytur në llucë

Më të lexuarat

Nga Ergys Mërtiri

Europa Nostra, nje institucion europian qe mbron trashegimine kulturore, eshte shprehur qarte dhe prere kunder shembjes se Teatrit, ndersa nje ambasadoruc si Soreca, mundohet te sperdridhet pas fjaleve, per te dhene nje pergjigje as mish e as peshk per kete ceshtje. Te gjitha pyetjeve per kete ceshtje ai iu pergjigj me te njejtat fjale: “Ceshtja eshte delikate, eshte e politizuar, dhe duhet pare me kujdes. E rendesishme eshte qe procedurat e tenderit te behen te drejta.”

Qe nuk keni turp z. Soreca, kete e kemi pare qe diten e pare qe erdhet ne Shqiperi dhe duket se per kete arsye ju kane zgjedhur aty, por, mos na shisni pallavra duke investuar ne aktivitete kulturore, duke bere sikur e doni kulturen shqiptare, nderkohe qe heshtni ndaj nje prej masakrave kulturore ne mes te Tiranes. Ju lutem, mos na shisni perralla, duke investuar koncerte ne Theth, kur pak kilometra me tej, nje HEC i cmendur po betonizon Valbonen.

Nese ceshtja do pare me kujdes, shiheni! Apo nuk keni aftesi te jeni te kujdesshem, per sa kohe veproni kaq trashe, sa c’jemi mesuar te te shohim ne cdo deklarate?

Ceshtja nuk eshte fare politike z. Soreca. Eshte, pike se pari, ceshtje kulturore dhe ceshtje e nje te drejte elementare per te mbrojtur trashegimine tone. Jeni ju qe po beni politike, dhe me e keqja, po beni politike te shemtuar. Jeni ju qe po sperdridheni duke mos iu pergjigjur drejt pyetjeve mbi teatrin, ne menyre qe qe helli juaj te mos digjet, ndersa mishi te piqet.

Pikerisht politika juaj e deshtuar, eshte nje prej duarve qe po e shkaterrojne kete vend. I keni hyre nje rruge qorre per te mbrojtur nje Kryeminister te zhytur ne lluce, me te inkriminuarin qe ka pasur ky vend ne keto 30 vjet, dhe tashme ju duhet ta mbroni deri ne fund, per te deshtuar edhe ju bashke me te, ndonese ai eshte gjithmone nje hap larg rrezimit. Keshtu, ju ve ju duhet tani te paguani kostot duke i thene te ezes te bardhe e derrit daje, duke ia mbajtur anen me siklet ne cdo skandal qe e shoqeron.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit