4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ambasadorit të Turqisë në Beograd i është dorëzuar notë proteste për shkak të vrasjës së tifozit

Më të lexuarat

AA

BEOGRAD (AA) – Ambasadori turk në Serbi, Mehmet Kemal Bozay, është ftuar sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, ku i është dorëzuar notë proteste për shkak të incidentit të natës së kaluar në Stamboll, ku para ndeshjës Galatasaray-Crvena Zvezda është vrarë një tifoz serb, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori Bozay në deklaratën e tij për AA tha se zyrtarëve të serbisë u përcolli mesazhet ngushëllimi të Qeverisë së Turqisë, të cilat kryeministrit serb Alleksandar Vuçiç ia ka shprehur edhe homologu i tij turk Ahmet Davutoglu. Bozay po ashtu ka shprehur ngushëllime për familjën e të ndjerit.

 

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu sot në një bisedë telefonike me homologun e tij serb Alleksandar Vuçiç shprehu keqardhjen e tij që një jetë e re njerëzore është e shuar dhe ai premtoi se autoritetet turke do të bëjnë gjithçka për të gjetur autorin e krimit dhe që ai të sillet para drejtësisë.

Tifozi i Crvena Zvvezda-s Marko Ivkovic (25vjeç) nga Zemuni humbi jetën mbrëmë në trazirat e shkaktuara nga tifozët e ardhur nga Beogradi dhe mbështetësit e Galatasaray-it.

u130uadly-mansour-with-general-sisi_8c436761e794bd68a1b8bbbd81013b6b.jpg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit