18.5 C
Pristina
E martë, 15 Qershor, 2021

Si të shmangim “thartirën” në lukth

Më të lexuarat

Nëse jeni të prirë për të pasur urth, bëhuni të zgjuar dhe provoni të hani katër ose pesë shujta më të vogla në vend të tri shujtave të mëdha. Shujtat më të mëdha janë shumë të rënda, ndërsa stomaku i plotë mund të përkeqësojë kthimin e thartësirës. Ndjenja e djegies në ezofag është pasojë e kthimit të thartësirës të stomakut. Nëse urthi përsëritet shpesh, vjen deri te sëmundjet e refluksit gastroezofageal ose shkurt RGE.

Xhenxhefili

Përveç që duhet të konsumoni sasi më të vogël të ushqimit, me shujtë është mirë të hani edhe xhenxhefil. Nëse e konsumoni në sasi të moderuara, xhenxhefili është një nga ushqimet më të mira për ta luftuar urthin. Qysh moti përdoret si mjet kundër inflamacioneve dhe si ilaç për problemet e tretjes.

Sallatat dhe perimet e ziera, por jo edhe domatet

E rëndësishme është që me shujta të hani gjithmonë sallatë. Megjithatë, shmangni domatet dhe hudhrën, djathin dhe salcat yndyrore. Salcat që janë pak të tharta ose përmbajnë yndyra mund të përdoren, por në sasinë prej një luge supe ose më pak (matni, mos vlerësoni me sy). Karfioli, shpargu, bizelet dhe perimet e tjera të gjelbra e luftojnë urthin shkëlqyeshëm.

Çajet

Përveç çajit të xhenxhefilit, mund të zieni çaj nga farat e anisit, qimnonit ose koprës. Shtoni dy lugë fara në ujë të vluar dhe lërini 10 minuta të zhyten, kullojini dhe pini çajin.

Nëse keni probleme me urthin apo deshironi te mbroheni nga ai shmangni:

1. Alkoolin
2. Qumështin
3. Kafen dhe pijet që përmbajnë kafeinë
4. Çokollatën
5. Pijet me gaz
6. Ushqimin e fërguar dhe të yndyrshëm
7. Agrumet dhe lëngjet e tharta
8. Pepermintin
9. Domatet
10. Dhe, sigurisht, ngrënien e tepërt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit