3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ambasadori turk në Tiranë: Ja pse jemi shteti më bujar në botë dhe ndihma që po i japim Shqipërisë

Më të lexuarat

Mes shumë shteteve të tjera, Turqia ishte shteti që fitoi çmimin në çështjen e Ndihmës Humanitare Ndërkombëtare. Madje sipas numrit të popullsisë ajo u shpall si shteti më bujar i botës. Në fakt zanafilla e kësaj bujarie ka një shtrirje të largët, qysh me hebrenjtë. Në një intervistë eksluzive me ambasadorin e Turqisë në Shqipëri Murat Ahmet Yoruk ai tregon se në periudhën e Perandorisë Osmane rreth 500 vitesh hebrenjtë u arratisën nga mizoria e inkuizicionit në Spanjë Turqia, dmth Perandoria Osmane ka hapur deri në fund portat e saj dhe shumë njerëz që kanë dashur të shpëtojnë nga inkuizicioni janë strehuar në Turqi, në Anadoll.

Në të vërtetë, Shqipëria është një nga ato vende e cila e pasqyron më së mirë dorën bujare të Turqisë në vend. Eshtë pikërisht TİKA e cila ka realizuar këta 400 projekte në fushën e arsimit, shëndetit dhe turizmit. Ajo po përmirëson ndërtimin dhe përmirësimin e kushteve duke nisur nga çerdhet e deri tek universitetet, nga shkollat dhe spitalet.

Fjala e plotë e ambasadorit lidhur me Shqipërinë

Turqia në fushën e shëndetit, arsimit, turizmit dhe infrastrukturës, në të gjithë këta sekrore ushtron veprimtari në mënyrë që të shtohet mirëqenia e vëllezërve tanë shqiptarë dhe popullit shqiptar.

Në kuadër të marrëveshjeve mes Ministrive të Shëndetësisë mes dy shteteve ne kurojmë 100 shtetas shqiptarë, 100 vëllezërit tanë në Turqi pa asnjë pagesë dhe në shtesë të këtyre nëse ka raste të jashtëzakonshme në çështjen e shëndetit përkujdesemi edhe për këtë kontingjent. Bëjmë të pamundurën që të kurohen në Turqi. Pasi unë nisa detyrën këtu kam realizuar shumë risi. Sollëm doktorët specialë nga Turqia. Muajin e shkuar të prillit iu dhamë trajnimin e mjekësisë së urgjencës ndaj 200 doktorëve dhe infermierëve.

Përsëri një delegacion në kryesinë e Zv. Ministrit të Shëndetit u soll këtu një maune e madhe. Për një javë me radhë në sheshin Skenderbej realizuam skanimin e grave shqiptare në lidhje me kancerin. E shpalli Zv. Ministri i Shëndetësisë. Nuk e dëshiroj aspak por Zoti na ruajttë nëse shfaqet një situatë sëmundjeje, nëse shfaqet një situatë negative shteti ynë ka marrë përsipër kurimin e vëllezërve tanë.

Përtej kësaj në një kohë shumë të afërt bashkëshortja ime vizitoi fëmijët që kurohen në Spitalin e Onkologjisë dhe tani bashkë me bashkëshorten e Ministrit të Jashtëm mund të afrohemi më shumë pranë tyre, po hetojmë se si mund t’i ndihmojmë më shumë ata, se si ndoshta mund të realizojmë kurimet më të vështira mes tyre në Turqi. Nëse shohim arsimin në këtë etapë çdo vit 200 vëllezër shqiptarë studentë marrin arsim universitar në kuadër të bursave shtetërore që ofron Institucioni i Arsimit të Lartë dhe Kryesia e Turqve Jashtë Shtetit.

Deri më sot më shumë se një mijë vëllezër dhe motra shqiptare janë diplomuar nga universitetet në Turqi. Ka ende studentë që vazhdojnë programin e masterit dhe doktoraturës në Turqi. Përveç kësaj ofrojmë trajnime në kuadër të marrëveshjeve mes dy shteteve mes policëve dhe rreshterëve të rinj në aspektin e sigurisë. Këtu po ashtu ushtrojmë programe certifikimi mbi kurset profesionale që kemi hapur me anë të Institutit Junus Emre ofrojmë mundësinë që të rinjtë dhe gratë shqiptare të punësohen dhe të sigurojnë të ardhura.

Përtej kësaj ofrojmë mësime të gjuhës turke. Tani mësimi i gjuhës turke është shumë i rëndësishëm. E dini përse? Në gjithë Shqipërinë ne kemi 400 kompani dhe siç e dini një pjesë e këtyre janë kompani të mëdha. Si rrjedhojë arsimi i gjuhës turke dhe fakti që të dinë turqisht përbën një avantazh shumë të rëndësishëm që vëllezërit dhe të rinjtë shqiptarë të mund të gjejnë punë në kompanitë turke dhe natyrisht siç e dini personat që punësohen në kompanitë turke marrin paga më të larta se sa kushtet ekonomike në Shqipëri.

Sot sipas të dhënave që gjenden tek ne numri i personave që janë punësuar nga kompanitë turke është afërsisht 15 mijë. Nëse llogarisni se një familje përbëhet mesatarisht prej 4 personave në fakt sot afërsisht 60 mijë vëllezër shqiptarë jetesën e sigurojnë nga kompanitë turke. Kjo është shumë e rëndësishme. Sepse siç e dini tani kemi Fondacionin Maarif. E dini Fondacionin Maarif.

Siç e dini ky fondacion, i cili ka për detyrë të hapë shkolla turke, të themelojë shkolla turke jashtë shtetit duke nisur që nga muaji shtator ka blerë këtu një zinxhir shkollash që nis që nga arsimi parashkollor e vazhdon deri në universitet, një zinxhir shkollash qëështë i njohur dhe i famshëm këtu. Tani këtu ne pa pasur si qëllim fitimi ndaj familjeve shqiptare do të edukojë të rinj bashkëkohorë dhe në degët që ndjen nevojë Shqipëria, do të japë arsim dhe do i përgatisë ata për jetën. Këta janë lëvizje shumë të rëndësishme.

Nga ana tjetër është TİKA. Siç e dini TİKA tashmëështë një markë e Turqisë. Një markë ndërkombëtare. Deri më sot ka realizuar afërsisht 400 projekte në të gjithë Shqipërinë. Dhe këta projekte nuk janë vetëm 400 xhami. Ashtu siç e tregojnë disa qarqe. Sot TİKA ka realizuar këta 400 projekte në fushën e arsimit, shëndetit dhe turizmit. Sot TİKA po përmirëson ndërtimin dhe përmirësimin e kushteve duke nisur nga çerdhet e deri tek universitetet, nga shkollat dhe spitalet.

Edhe ju e dini se në periudhën e fundit kemi marrë pjesë bashkë në ceremonitë e hapjes së shkollave të rinovuara nga TİKA. Pra ka mjaft vepra historike të restauruara nga TİKA në të gjithë Shqipërinë. Ja pra njëra prej tyre është Xhamia Et’hem Beu që gjendet në qendër. Nëse ikni në Berat do të shihni Xhaminë e Mbretit, Xhaminë e Plumbit. Në Gjirokastër do të shihni Xhaminë e Pazarit. Kulla e Sahatit në Gjirokastër. Kulla e Sahatit në Kavajë. Tani çdonjëra prej këtyre në fakt është një pasuri historike.

Kjo është trashëgimia jonë e përbashkët kulturore, mirëpo kur TİKA i restauron këta dhe i ofron për shërbim shndërrohen në qendra joshëse në aspekt të turizmit të Shqipqërisë. Meqë disa qarqe këtu thonë se Turqia ndërton vetëm xhami le të flasim për Xhaminë Namazgjah. Siç e dini Shqipëria është shtet i tolerancës. Këtu jetojnë bashkërisht 3 fe. Në këtë shtet gjendet popullsia Katolike dhe ajo Ortodokse.

Në këtë shtet gjendet popullsi bektashiane, në këtë shtet gjendet popullsia muslimane. Ka prej një viti që jam këtu. Gjendem në Tiranë. Në Tiranë nuk ka një vend adhurimi ku muslimanët që të mund të adhurojnë bashkërisht. Ka kisha. Ka dergjahe por nuk ka një xhami dhe vend adhurimi në të cilin muslimanët të mund të hyjnë dhe të kryejnë adhurimet e tyre me përshpirtshmëri.

Nisur nga ky rezultat në një shtet 70% e popullsisë së të cilit është musliman, në kryeqytetin e tij kjo është nevojë, kjo është një nevojë shoqërore dhe nëse ju nuk përballoni pritshmëritë shoqërore në ata shoqëri shfaqet mungesë qetësie, është kaq e thjeshtë.

Shihni pra veprimtaritë e tjera që ushtron TİKA. TİKA dhe Kryesia e Çështjeve Fetare e Turqisë, Gjysmëhëna e Kuqe, Organizatat Joqeveritare të rëndësishme në Turqi, bashkitë vijnë çdo muaj Ramazani dhe në festat e Bajramit, në Ramazan dhe në Bajramin e Kurbanit vijnë dhe ofrojnë ndihmën e tyre ndaj vëllezërve tonë shqiptarë. Ofrojnë ndihmat e tyre në ushqime, dhurojnë paketat e iftarit, përballojnë nevojat e tyre të mishit të kurbanit. Pra këtu me anë të TİKA-s dhe institucioneve tjerë ofrojmë veprimtari që përballojnë nevojat e shoqërisë, që të përballojnë nevojat njerëzore.

Për shembull në një kohë shumë të afërt siç e dini ne kemi një institucion shumë të rëndësishëm këtu, Dhoma e İndustrisë së Shqipërisë dhe Turqisë. Ne e themeluam këtë dhomë në vitin 2004 dhe ky themelim yni sa vjen e rritet, sa vjen e zhvillohet dhe sa më shumë vjen në një gjendje efektive. Tani ne në kuadër të kësaj organizate themeluam një komision të grave sipërmarrëse. Tani ne me anë të këtij komisioni të grave sipërmarrëse dhe me anë të ATTSO do të zhvillojmë projekte të përgjegjësisë sociale.

Dhe tani kemi një projekt të rëndësishëm me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, me të nderuarin Veliaj. Ç’është ky projekt? Do të themelojmë një vend pazari për gratë e varfra dhe që kanë të ardhura të ulëta në mënyrë që të zotërojnë të ardhura. Dhe këtë do e vendosim në një kornizë dhe këtu gratë me të ardhura të ulëta, gratë shqiptare do të mund të marrin ata që kanë prodhuar në shtëpitë e tyre, qoftë ushqime apo punime dore, do të vijnë në këtë pazar stabil në ditë të caktuara dhe do të mund të ofrojnë ndaj konsumatorit drejtpërdrejt prodhimet e tyre. Dhe kjo do të mundësojë që ata të kenë të ardhura.

Patjeter ndihmat tona ndaj vëllezërve shqiptarë, miqve, aleatëve, ortakëve strategjik dhe qeverisë shqiptare nuk janë të kufizuara vetëm me kaq, pra jo vetëm veprimtaritë tona humanitare.

Njëri prej problemeve më të rëndësishme të Shqipërisë janë përmbytjet. Ndodhin çdo vit. Në veriun dhe jugun e shtetit, pra në zonat e lumit Buna dhe të lumit të Vjosës përjetohen probleme serioze të përmbytjes. Për më tepër në një periudhë të afërt në muajin dhjetor të vitit 2017, si dhe pasi unë nisa detyrën këtu në përmbytjet që u përjetuan në muajin mars në Shkodër ne ofruam çdo lloj ndihme dhe kontributi që mundëm, me anë të TİKA-s.

Madje së fundmi në muajin mars të vitit 2018 unë personalisht me një konvoj në të cilin mora pjesë në bashkëpunim me qeverinë e Shqipërisë dhe Bashkinë e Shkodrës dërguam 50 ton ushqim për kafshët. Në mënyrë që kafshët atje të vazhdojnë jetën. Dërguam ushqime për 2500 persona, me sa mbaj mend në ata përmbytje 600 shtëpi u dëmtuan nga këta përmbytje.

Tani në mënyrë që ta zgjidhim këtë çështje nga themeli në një bashkëpunim të afërt me qeverinë turke po realizojmë punime në lidhje me masat parandaluese që mund të merren në këta zona të përmbytjes. Në kuadër të direktivave të ardhura nga Presidenti në muajin prill të shkuar erdhi në Shqipëri një delegacion teknik dhe realizuan hetime. Tani përsëri eka ardhur në Shqipëri nën kryesimin e zëvendës Ministrit të Pyjeve të nderuarit Z. Akif një delegacion teknik dhe këtu janë duke kryer vizita në terren si dhe do të takohet me zëvendës Kryeministrin e Shqipërisë, Senida Mesi. Ky ekip janë duke vizituar veriun dhe jugun dhe do të bëjnë studime përsëri në zonat e përmbytjes dhe shpresoj se në periudhën para nesh të kalojmë në veprim para se të nisi sezoni i reshjes dhe do të nisim punimet për zgjidhje të qëndrueshme në mënyrë që të mos përjetohen më këta përmbytje dhe të mos përjetohen më dëmtime.

Frekuenca.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit