1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ambasadori palestinez në OKB: 11 palestinezë vriten çdo orë në konfliktin në Gaza

Më të lexuarat

Mansour bëri thirrje për t’i dhënë fund mizorive izraelite në enklavën palestineze në një takim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbi veton e SHBA-së për një armëpushim në Gaza

Ambasadori i Palestinës në Kombet e Bashkuara (OKB), Riyad Mansour, tha se 11 palestinezë vriten çdo orë në konfliktin e Gazës që filloi në tetor, transmeton Anadolu.

Mansour tha se banorët në Gaza po vriten, torturohen dhe poshtërohen, ndërsa ndaj fëmijëve po bëhen vazhdimisht amputime, apo mbesin jetimë.

Mansour bëri thirrje për t’i dhënë fund mizorive izraelite në enklavën palestineze në një takim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së mbi veton e SHBA-së për një armëpushim në Gaza.

“Gjatë këtyre 90 ditëve, 11 palestinezë vriten çdo orë, duke përfshirë shtatë gra dhe fëmijë. Çdo orë për 90 ditë. Qindra vriten çdo ditë deri më sot”, tha ai.

“Nëntëdhjetë ditë ferr në tokë. Nëntëdhjetë ditë masakra. Sa palestinezë të tjerë do të vriten derisa të thuani mjaft është mjaft? Sa tragjedi të tjera? Sa shkatërrim?”, tha i dërguari.

Mansour tha se 1 për qind e palestinezëve në Gaza janë vrarë, dhe “kjo është e barabartë me 3 milionë amerikanë”.

“Tre për qind e palestinezëve në Gaza janë plagosur. Ndaluni një moment dhe imagjinoni se çfarë nënkupton kjo në krahasim me popullsinë tuaj. Kjo është e barabartë me 10 milionë amerikanë”, tha ai, duke shtuar: “Tetëdhjetë e shtatë për qind e palestinezëve në Gaza janë zhvendosur. Ndaluni një moment dhe imagjinoni se çfarë nënkupton kjo në krahasim me popullsinë tuaj. Kjo është e barabartë me 284 milionë amerikanë”.

Mansour tha se mbështetja e një armëpushimi të menjëhershëm është pozicioni i vetëm moral, legjitim dhe i përgjegjshëm.

Ai paralajmëroi se siguria nuk do të vijë kurrë përmes vdekjes, shkatërrimit dhe dehumanizimit të popullit palestinez.

“Populli ynë ka të drejtën e jetës, lirisë, drejtësisë. Palestina është këtu për të qëndruar. Populli palestinez është këtu për të qëndruar. Populli palestinez nuk do të zhduket, por qëndrueshmëria e tij nuk është arsye për të zgjatur vuajtjet e tij”, tha i dërguari.

“Mos bëni thirrje për paqe dhe njëkohësisht të përhapni zjarr. Nëse doni paqe, filloni me një armëpushim. Armëpushim tani”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit