1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ambasadori izraelit në OKB: Palestinezët nuk e kanë të drejtë e kthimit

Më të lexuarat

“Më lejoni të jem i qartë, nuk ka të drejtë kthimi. Ju të gjithë e dini këtë”, tha Gilad Erdan në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ambasadori i Izraelit në OKB tha sot se palestinezët “nuk kanë të drejtë të kthehen” në shtëpitë e tyre, raporton Anadolu.

“Më lejoni të jem i qartë, nuk ka të drejtë kthimi. Ju të gjithë e dini këtë”, tha Gilad Erdan në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Kërkesa për kthimin e miliona pasardhësve të refugjatëve kërkon që të zhduket e drejta e popullit hebre për vetëvendosje dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë”, shtoi ai.

Aktualisht ka 5,9 milionë refugjatë palestinezë në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor, si dhe në vendet fqinje në Lindjen e Mesme, sipas UNRWA-së, Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë.

Ndërkaq, ambasadori palestinez në OKB tha se ka më shumë se 700.000 kolonë izraelitë në territorin e pushtuar palestinez, përfshirë Kudsin Lindor.

“Okupimi izraelit është një pushtim kolonial. E vetmja mënyrë që komuniteti ndërkombëtar mund t’i japë fund është të trajtojë natyrën e tij koloniale”, tha ai.

Ai bëri thirrje që rezolutat e OKB-së të përkthehen në një plan veprimi me masa që do të ndërmerren nga çdo shtet “paqedashës” për të larguar Izraelin nga rrënjosja e pushtimit të tij.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, hap ky që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit