1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ambasadori i Francës z. Siril Bomgartner vizitoi BFI- në

Më të lexuarat

Ambasadori i Francës z. Siril Bomgartner vizitoi BFI- në

Më 09 qershor 2023, Shkëlqesia e tij, ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Siril Bomgartner, i shoqëruar nga përkthyesi dhe përgjegjësi i protokollit i kësaj ambasade, z. Ardian Ramadani, qëndruan në ambientet e Bashkësisë Fetare Islame. Me këtë rast ata u pritën ngrohtësisht nga kryetari i Bashkësisë Fetare Islam, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai.
Fillimisht Reis Ulemaja e njoftoi ambasadorin me ekipin e tij të ri në përbërje: shefi i kabinetit, Dr. Abdulkerim Iseni, U.D. drejtor i Agjencisë “Hallall Standard”, z. Driton Dikena dhe drejtori i Informacionit dhe publikimeve z. Fidush Ibraimi.
Ata biseduan për zhvillimet e fundit në institucion, në vend dhe në rajon.
Ambasadori e vlerësoi lartë kontributin e institucionit të BFI-së dhe rolin e kryetarit në proceset e rëndësishme të vendit, në angazhimin e tij në promovimin e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare dhe ndëretnike.
Ndërkaq, Reis Ulemaja falënderoi ambasadorin Bomgartner për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e Francës në procesin e integrimit evropian të vendit. Reis Ulemaja e informoi ambasadorin edhe për procesin e akreditimit të Medresesë “Isa Beu”, duke apeluar për mbështetjen e Francës në realizimin e këtij synimi të çmuar për besimtarët myslimanë.
Në fund, pas deklaratave për shtyp, bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi dhe u dakorduan për vijimin dhe intensifikimin e takimeve edhe në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit