AMBASADORI I ARABISË SAUDITE Z. FEJSAL EL GAZI EL HIFDHI NË VIZITË TE REISUL ULEMA
Më 11.01.2024 me të kthyer nga pjesëmarrja në Konferencës botërore ne Xhedda të Arabisë Saudite Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetain e vizitoi Ambasadori i Arabisë Saudite me seli në Tiranë Z. Fejsal El Gazi El Hifdhi me bashkëpunëtorin e tij Z. Abdulaziz Atik. Ishte një takim i rëndësishëm, ku kryesisht u bisedua për ditët që i kaloi Reisul Ulema në Konferencë, nënshkrimin e marrëveshjes me Ministrinë e Haxhit, takimi me Ministrin Ekselenca e tij Dr. Teufik Er Rebiah, dhe shumë vizita tjera. Edhe ambasadori shprehu kënaqësinë e tij për zhvillimin e mirë të marrëdhënieve të BFI dhe ministrive të Arabisë Saudite si dhe u bisedua edhe për vazhdën e marrëdhënieve në të ardhmen.