5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Ambasadori gjerman: Të ndalet menjëherë fushata e frikësimit ndaj serbëve që u punësuan në Policinë e Kosovës

Më të lexuarat

Ambasadori gjerman Jorn Rohde, ka reaguar lidhur me kampanjën denigruese që po bëhet në rrjetet sociale ndaj qytetarëve të komunitetit serb që diplomuan dhe nisën punën në Policinë e Kosovës.

Rohde ka thënë se kjo fushatë frikësimi është shqetësuese dhe duhet të ndalet menjëherë.

“Kjo fushatë frikësimi është absolutisht shqetësuese. Duhet të ndalet menjëherë. Policët e rinj nga komunitetet e pakicës boshnjake, rome, serbe dhe turke meritojnë të gjithë mbështetjen, veçanërisht nga komunat dhe qytetarët ku janë të dislokuar”, ka shkruar Rohde.

45 policë të komunitetit serb kanë nisur punën tashmë në stacionet policore në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Këta zyrtarë të rinj policorë u ishin nënshtruar procedurave të konkursit e Akademisë Policore për të marrë këto pozita, të cilat do t’i ushtrojnë tash e tutje. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit