3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ambasadori amerikan: Serbia të përcaktohet se ku është e ardhmja e saj

Më të lexuarat

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar se Serbia duhet të përcaktohet se ku është e ardhmja e saj.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Hill iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse qëndrimi neutral i Serbisë për agresionin rus në Ukrainë është i qëndrueshëm, duke shtuar se sulmi brutal ndaj Ukrainës dhe vazhdimi i vrasjes së civilëve është krejtësisht i papranueshëm në këtë shekull.

“Ne nuk kemi parë një zhvillim të tillë që nga Lufta e Dytë Botërore. Pra, të gjithë jemi të vetëdijshëm se bota ka ndryshuar që nga 24 shkurti dhe se të gjithë duhet të mendojmë se ku jemi, cili është pozicioni ynë dhe ku duam të jemi në të ardhmen”, citohet të ketë thënë Hill.

Diplomatit amerikan i është kërkuar edhe për të komentuar faktin se kancelari gjerman Olaf Scholz ishte i pari evropian që kërkoi haptazi nga Serbia që të njohë Kosovën gjatë vizitës së tij në Beograd, ndërsa deri më tani shumica e amerikanëve e kanë bërë këtë, Hill u përgjigj se thelbi është i rëndësishëm, jo zgjedhja e fjalëve.

“Unë nuk do të ndalem aq shumë në fjalë individuale dhe interpretimin. Ajo që është e rëndësishme është që Serbia dhe Kosova të punojnë për zgjidhjen e problemeve të ndërsjella dhe vendosjen e disa marrëdhënieve në fund të dialogut të Brukselit”, tha ambasadori amerikan.

Ndërsa i pyetur se çfarë është më e rëndësishme, vendosja e sanksioneve kundër Rusisë apo normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, ai është përgjigjur se kjo është një pyetje për Qeverinë e Serbisë.

“Unë jam një përfaqësues i qeverisë amerikane, pozicioni ynë është shumë i njohur dhe nuk jam këtu për të dhënë këshilla. Ju duhet të gjeni përgjigje për këto pyetje te autoritetet tuaja”, citohet të ketë thënë Hill. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit