-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Ambasadori amerikan dënon sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë, përshëndet reagimin e shpejt të autoriteteve të sigurisë

Më të lexuarat

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka dënuar plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë.

Hovenier gjithashtu ka përshëndetur veprimin e shpejt dhe arrestimin e të dyshuarit.

Ambasadori amerikan këtë deklaratë e bëri pasi mori pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në manastirin e Graçanicës.

“… Do të doja të shfrytëzojë këtë rast për t’u përgjigjur për atë që ndodhi dje në Shtërpcë…Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës themi sa e sa të tronditur jemi të gjithë nga ajo që ndodhi me dy të rinjtë që u qëlluan dhe natyrisht që e dënojmë atë akt”, tha ai.

Ambasadori amerikan po ashtu u shpreh mirënjohës që autoritetet vepruan shpejt dhe arrestuan të dyshuarin.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur këtë të premte në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

I dyshuari për këtë rast, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit