1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ambasada shqiptare në Belgjikë: asnjë shqiptar nuk është lënduar

Më të lexuarat

Asnjë shtetas shqiptarë nuk është prekur nga sulmet që tronditën Belgjikën këtë të martë. Lajmi është konfirmuar nga Ambasada Shqiptare në Bruksel. Ndërsa pas ngjarjes ka reaguar edhe Ministria e Jashtme Shqiptare e cilë dënon sulmet e dhunshme dhe ka shprehur solidaritetin me popullin dhe qeverinë belge, transmeton Tesheshi.

Pas sulmeve të njëpasnjëshme që gjunjëzuan Belgjikën dhe po trondsin Europën ka reaguar edhe Ambasada Shqiptare ne Bruksel. Përmes një njoftimi Ambasada sqaron se nga sulmet nuk është prekur apo lënduar asnjë shtetas shqiptarë. Ndërkohë menjëherë pas ngjarjes ka reaguar edhe Minsitria e Jashtme Shqiptare e cila dënon sulmet në Bruksel.

“Ministria e Jashtme shqiptare shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë belge në këto momente të vështira. Shqipëria qëndron krah autoriteteve belge në luftën kundër terroreizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm” theksohet në njoftimin e Minsitrisë së Jashtme.

Mëngjesin e kësaj të marte Beligjika u prek nga disa sulme të njëpasnjëshme ku si pasojë me dhjetra persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën. Blegjika dhe e gjithe Europa ndodhen në panic dhe në alarm ndërsa janë shtuar masat e sigurisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit