1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ambasada amerikane në Prishtinë: Kosova i bashkohet thirrjes për evakuimin e sigurt të afganëve që dëshirojnë të largohen

Më të lexuarat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar sot pas vendimit të shtetit të Kosovës për t’i strehuar afganët të cilët kanë punuar me forcat e huaja e kanë frikë nga hakmarrja e talibanëve për shkak të punës së tyre.

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova i bashkohet SHBA-ve dhe vendeve tjera në thirrjen për largim të sigurt të afganëve.

“Kosova i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në thirrjen ‘se të gjitha palët  respektojnë dhe lehtësojnë largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi’”, thuhet  në postimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka konfirmuar se ka dhënë pëlqimin e strehimit të afganëve në vendin tonë.

Osmani me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se ky pëlqim është nisur nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë të detyruar të lënë vatrat e tyre.

Afganistani të dielën ishte bërë kryelajm i mediave botërore, kjo për faktin se talibanët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin – Kabulin, duke e rrethuar nga të gjitha anët.

E kjo bëri që shumë diplomatë dhe punonjës të ambasadave të huaja të fillojnë procesin e evakuimit, nga frika se mund ta pësojnë me jetë.

Në momentin që talibanët kanë shpallur fitoren në Kabul, presidenti i këtij vendi Ashraf Ghani është larguar nga vendi së bashku me kabinetin e tij – duke ia mësyrë Taxhikistanit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit