17.9 C
Pristina
Tuesday, June 25, 2024

Altun për anëtarësimin e Suedisë në NATO: Çështja e terrorizmit nuk mund të negociohet

Më të lexuarat

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se një çështje si terrorizmi nuk mund të negociohet apo të bëhet pazar.

Altun iu përgjigj pyetjeve të gazetës suedeze “Dagens Nyheter” për aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Duke thënë se populli turk ka në mendjen e tij pyetje dhe dyshime serioze për Suedinë, Altun tha: “Veçanërisht mbrojtja e organizatave terroriste nën maskën e ‘lirisë së shprehjes’ dhe ‘azilit politik’ bën hije mbi sinqeritetin e Suedisë. Në rrethanat aktuale, nuk është e mundur që ne t’i shpjegojmë popullit turk se si dhe pse do të jemi në një aleancë ushtarake me një vend që ofron një strehë të sigurt për PKK-në, e cila u përfshi në vrasjen e Olof Palme dhe kreu sulme vetëvrasëse në Turqi, ose FETO, i cili tentoi një grusht shteti në Turqi (në vitin 2016) dhe masakroi 251 njerëz të pafajshëm.“

Ai theksoi se Suedia duhet të bëjë një ndryshim konkret dhe të përhershëm të politikës për terrorizmin dhe shtoi: “Ekstradimi i terroristëve në Turqi dhe parandalimi i organizatave terroriste që të veprojnë në tokën suedeze janë të padiskutueshme për ne (të domosdoshme)”.

“Para këtij aplikimi, ata mund të kenë menduar: “Turqia do të bindet gjithsesi” ose “Turqia nuk do të kundërshtojë gjithsesi.” Të gjithë duhet të mësohen me faktin se Turqia nuk është më ajo e mëparshmja. Tashmë ka një Turqi që mbron me çdo kusht interesat e saj dhe kërkon marrëdhënie të të njëjti niveli me çdo bashkëbisedues në çdo platformë. Në fakt, ne nuk e shohim të drejtë që ta mbajnë NATO-n të zënë me çështjen e Suedisë dhe Finlandës në këtë periudhë kritike. Anëtarësimi në NATO është një privilegj, jo një e drejtë. Vendet që duan të anëtarësohen në këtë aleancë do të na bashkohen nëse plotësojnë kushtet e nevojshme. Sidomos një çështje si terrorizmi nuk mund të negociohet apo bëhet pazar. Çfarë do të ndodhë më pas i takon qeverisë suedeze. Ne nuk do të ndërhyjmë në punët e brendshme të Suedisë”, tha Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit