3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Alpinistët shqiptarë arrijnë majën e Everestit

Më të lexuarat

Për herë të parë në historinë e alpinizmit shqiptar arrihet maja e Everestit. Grupi prej 6 alipinistësh i përbrë nga Xhim Begeja dhe i biri Mateo Begeja, Gjergji Bojaxhi, Gerti Pishtari, Fatjon Plaku dhe Erlin Rrudho u nis nis që nga mesi i muajit prill dhe ka mbërritur mëngjesin e sotëm në një lartësi prej 8300 metrash nga faqja veriore e malit Everest, mali më i lartë i planetit. 

Deri në datën 20 maj grupi prej 6 alpinistësh ka bërë dy aklimatizime në lartësinë 7400 metra, por nuk janë ngjitur dot deri në majën e malit për shkak të motit të keq. Më pas janë detyruar të presin në kampin bazë, i cili është 5000 metra mbi nivelin e detit dhe po për shkak të motit të vështirë kanë qëndruar 9 nga 5 ditët e parashikuara. 

Më pas ka filluar ngjitja dhe për çdo kamp, nga ai bazë deri tek kampi 3, kanë qëndruar nga një natë. Në latërsinë 7800 metra që është edhe kampi numër 2 gjatë natës alpinistët kanë përdorur edhe bombulat e oksigjenit për shkak të ajrit të rrallë dhe të hollë në atë lartësi. Në datën 24 në mbrëmje vonë po me orarin lokal ata janë nisur për të mbërritur më 25 maj në orën 7 të mëngjesit në kampin 3 apo majën Everesit, në lartësinë 8300 metra. 

Secili nga alpinistët është shoqëruar gjatë gjithë kohës nga një sherpë, që janë udhërrëfyesit nga Nepali, ndërkohë që kostoja e kësaj ngjitjeje deri në kthimin e tyre në Tiranë kushtoi 35 mijë dollarë, pasi vetëm taksa që merr Kina për tu futur në kampin e Everestit kushton 7200 dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit