7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Udhëzimi i MASH për maturën shtetërore

Më të lexuarat

Një javë nga nisja e provimeve të Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit ka publikuar masat që duhet të merren nga drejtoritë arsimore dhe strukturat e tjera shtetërore për mbarëvajtjen e këtyre provimeve. 

Për të shmangur abuzimet gjatë testimit, MASH udhëzon lëvizjen e maturantëve gjatë zhvillimit të provimeve të maturës shtetërore. Kjo do të thotë që maturantët nuk do të testohen në shkollat e tyre, por do të sigurohet transporti për të udhëtuar drejt një institucioni tjetër arsimor, ku do të japin provimet.

MASH, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme do të mundësojë shoqërimin nga forcat e policisë rrugore të mjeteve që do të transportojnë maturantët gjatë ditëve të provimeve, 

Për prindërit që vendosin të shoqërojnë me makinat e tyre nxënësit, MASH kërkon një deklaratë ku të vërtetohet udhëtimi me mjete private. si dhe kërkon marrjen e masave të sigurisë teknike të mjeteve me të cilat do të lëvizin nxënësit.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, këto masa do të zbatohen deri më datë 15 korrik, datë kur është edhe provimi i fundit i maturës shtetërore./kohaislame/ 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit