3.4 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Aloe vera, bima e përfitimeve mjekësore

Më të lexuarat

Aloe vera është një nga bimët që ka më shumë përfitime mjekësore në gjithë botën. Përdorimi i saj fillon që në kohërat antike.

Ja disa nga benefitet e kësaj bime të fuqishme:

Trajton aknet

Aloe Vera punon si një antibakterial dhe astrigjent i fuqishem për pastrimin e fytyrës nga puçrrat e ndryshme . Aloe vera pastron lëkurën nga të gjitha papastërtitë e ndryshme, ndihmon në hapjen e poreve dhe largojnë papastërtitë që janë mbledhur aty. Nga ana tjetër ale vera përmban antibiotikë natyralë që favorizojnë stimulimin e lëkurës me qëllim që të shërohet.

Rigjeneron lëkurën

Aplikimi i aloe veras rrit prodhimin e fibroblasteve të cilat prodhojnë kolagjen, proteinë kjo përgjegjëse për kontrollin e plakjes së lëkurës. Alo vera ka përmbajtje të lartë të betakarotenit vitaminës C dhe E, të cilat ndihmojnë në reduktimin e plakjes së lëkurës.

Largon rrathët e zinj të syve

Duhet ta dini se është shumë e vështirë që të largohen rrathët e zinj dhe qeskat poshtë syve. Gjithsesi aloe vera do ju ndihmojë që ato të reduktohen dhe pamja e syve tuaj do përmirësohet ndjeshëm. Kjo është për shkak të vetive që ka aloe vera, të cilat i përmendëm dhe më lart.

Lufton rënien e flokëve

Gjithashtu lufton rënien e flokëve sepse ka më shumë se 20 minerale dhe vitaminat A, B1, B2, C dhe E të cilat janë esenciale për shëndetin e flokut. Aloe vera forcon scalpin sepse penetron në folikulën e flokut dhe pastron skalpin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit