7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

“Almiri”, protesta zhvendoset para gjykatës, forca të shumta të policisë

Më të lexuarat

Mijëra protestues janë zhvendosur në këmbë nga Qeveria drejtë Gjykatës Themelore të Shkupit dhe po protestojnë para saj. Vërehet një forcë e shtuar e policisë dhe mjete të rënda të forcave speciale. Trafiku është paralizuar në të gjitha kahet.

https://youtu.be/UZ-r5GVoD6k

“Almiri”, vazhdon protesta përpara Qeverisë

Vazhdon protesta për rastin “Almiri” përpara selisë së Qeverisë. Mijëra protestues të organizuar me autobusë dhe vetura personale kanë ardhur nga e gjithë Maqedonia për të protestuar. Protestuesit me pankarta në duar kërkojnë drejtësi për Almirin ku dëgjohen të brohoritura si: ‘Kërkojmë drejtësi për Almirin’ dhe ‘Pa drejtësi s’ka qetësi’. Para portës kryesore të Qeverisë protestuesit në shenjë revolte kanë hedhur lodra fëmijësh dhe sende personale të fëmijëve të tyre.

Para pak çastesh, ashtu siç ishte planifikuar, ka filluar protesta përpara selisë së Qeverisë nën moton “Pranverë pa Drejtësi” për rastin e vogëlushit Almir Aliu nga Kumanova. Kjo protestë është organizuar kundër rikualifikimt të lëndës nga vepër penale ‘vrasje me paramendim’ në ‘aksident trafiku’, duke lënë të lirë kështu edhe të akuzuarin kryesor Boban Iliq. Kjo është protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë për rastin “Almiri” ku kanë ardhur protestues të organizuar edhe nga qytete të tjera të Maqedonisë. Në këtë protestë janë të pranishëm artistë, politikanë, profesorë, intelektualë, klerikë etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit