-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Alma Lama reagon kundër takimit të Dr. Shefqet Krasniqit me Mimoza Kusarin

Më të lexuarat

Hoxha i xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi ka ndërmarrë një ofensivë takimesh me personalitete të ndryshme. Kohë më parë u bë publik takimi i tij me akademik Rexhep Qosjen. Ndërsa, më pas ai ka zgjedhur kryetarët e komunave nga radhët e AKR – së për të zhvilluar takime. Fillimisht, Krasniqi u takua me kryetarin e ri të Mitrovicës, Agim Bahtirin (AKR), ndërsa tani së fundmi ai realizoi takim edhe me kryetaren e sapozgjedhur të Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila.

Mirëpo kundër këtij takimi ka reaguar deputetja Alma Lama e cila tanimë është e njohur për opinionin publik për luftën që ajo e bënë për ta parandaluar përhapjen enorme të praktikimit të Islamit në trojet shqiptare.

“Deri me sot kam mbrojtur pa asnje kompromis dhe jo pa sakrifica personale e politike grate, te drejtat tona, lirine tone, dinjitetin tone nga te gjthe ata qe duan te na i mohojne te drejtat; nga ata qe duan te na e kufizojne lirine; nga ata qe duan te na poshterojne, te na trajtojne pa dinjitet, si qenie inferiore dhe te nenshtruara. Sot njera prej nesh, te cilen e kam mbeshtetur edhe publikisht, u takua me ate qe promovon poshterimin dhe nenshtrimin e grave, vendosjen e sheriatit, qe eshte kunder shtetit laik e kunder identitetit kombetar. Nga sot, nje me pak ne radhet tona, qe duam dhe luftojme per nje Kosove Evropiane. Keshtu nuk i kthehet dinjiteti Gjakoves. Turp te qofte moj zonje!”, ka shkruar Alma Lama në rrjetin e saj social./kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit