1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Dietat e dështuara dobësojnë imunitetin

Më të lexuarat

Shumë njerëz të cilët pavarsisht djetave të shumta që mbajnë për të rënë në peshë nuk arrijnë të dobësohen. Por në vend që të dobësohën ata vetë, dietat e dështuara dobësojnë imunitetin e tyre.

Një studim i realizuar kohë më parë ka treguar se tentativat e shpeshta për të rënë në peshë sidomos tek gratë pas menopauzës, mund të ndikojnë keq në shëndetin e tyre.

Një studim 20 vjeçar mbi mbajtjen e djetave ka daleë në përfundimin se tentimet e dështuara mund të dobësojnë dukshëm sistemin imunitar të organizmit.

Ekspertët këshillojnë personat që janë në dietë të mos heqin dorë në mes të përpjekjeve, dhe t’i përmbahen asaj deri në arritjen e qëllimit. Por, edhe pas arritjes së rezultateve të pritura, ato duhet të tentojnë ta ruajnë atë për të shmangur problemet pasuese. Dietat duhet të jenë gjithnjë të këshilluara nga dietologu juaj në mënyrë që të shmangen probleme të tjera të shëndetit. /albeu/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit