-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

ALLAHU VËSHTRON GJITHÇKA QË BËNI JU

Më të lexuarat

Allahu i lartesuar thote: “O ju që keni besuar! Mos u bëni si jobesimtarët që thoshin për vëllezërit e vet që niseshin për rrugë ose për luftë: “Sikur të qëndronin me ne, ata nuk do të vdisnin dhe nuk do të vriteshin.”! Allahu ka për ta bërë këtë një dëshpërim të madh për zemrat e tyre (mohuesve). Allahu është Ai që jep jetë dhe jep vdekje. Allahu vështron gjithçka që bëni ju. Dhe nëse vriteni ose vdisni në rrugën e Allahut, atëherë falja dhe mëshira prej Allahut janë shumë më të mira se gjithçka që grumbullojnë ata. Dhe nëse vdisni ose vriteni, patjetër që tek Allahu do të mblidheni.” [Al Imran 156 – 158]

Shpjegimi i ajeteve

Allahu i Lartësuar i ndalon robërit e Tij besimtarë që t’u përngjasojnë mohuesve në aspektin e besimit të tyre të prishur. Një nga aspektet që tregojnë besimin e tyre të prishur ishin edhe fjalët që ata thanë rreth vëllezërve të tyre, të cilët vdiqën gjatë udhëtimeve apo luftërave, duke thënë: “Nëse ata do t’i shmangeshin udhëtimeve dhe luftërave, nuk do të pësonin vuajtje dhe nuk do t’i gjente vdekja. Por Allahu i Lartësuar tha:

  • “O ju që keni besuar! Mos u bëni si jobesimtarët që thoshin për vëllezërit e vet që niseshin për rrugë ose për luftë: “Sikur të qëndronin me ne, ata nuk do të vdisnin dhe nuk do të vriteshin.”!” – Pra, nëse do të qëndronin me ne, ata nuk do të vdisnin nëpër udhëtime dhe beteja, në të cilat morën pjesë. Por Allahu i Lartësuar thotë:
  • “Allahu ka për ta bërë këtë një dëshpërim të madh për zemrat e tyre (mohuesve). Allahu është Ai që jep jetë dhe jep vdekje.” – Allahu i Lartësuar e krijoi këtë mendim në zemrat e tyre, që atyre t’u shtohet akoma më shumë dëshpërimi dhe dhimbja për të vdekurit dhe të vrarët e tyre. Në vijim, Allahu i Lartësuar u jep këtë mesazh: “Allahu është Ai që jep jetë dhe jep vdekje.” Pra, në dorën e Tij është krijimi dhe tek Ai kthehet çdo çështje. Kështu, gjithësecili jeton apo vdes veçse sipas dëshirës dhe vullnetit të Allahut të Lartësuar, sipas përcaktimit të Tij të urtë. Askujt nuk i shtohet apo pakësohet asnjë çast nga jeta e tij, veçse kur e vendos Allahu, me kaderin e Tij.
  • “Allahu vështron gjithçka që bëni ju.” – Dituria dhe shikimi i Tij përfshijnë të gjithë krijesat e Tij. Allahut nuk i fshihet asnjë çështje e tyre.
  • “Dhe nëse vriteni ose vdisni në rrugën e Allahut, atëherë falja dhe mëshira prej Allahut janë shumë më të mira se gjithçka që grumbullojnë ata.” – Ky ajet na tregon se rënia dëshmor në rrugën e Allahut ose vdekja në rrugën e Tij, janë rrugë nëpërmjet të cilave mund të arrihet mëshira, falja, dashuria dhe kënaqësia e Allahut. Sigurisht, kjo është më e mirë sesa qëndrimi në këtë jetë, me të gjitha stolitë dhe kënaqësitë e saj, të cilat një ditë do të zhduken. Gjithashtu, çdokush që vdes e ka kthimin tek Allahu i Lartësuar, i Cili ka për ta shpërblyer për veprat që ka kryer.
  • “Dhe nëse vdisni ose vriteni, patjetër që tek Allahu do të mblidheni.” – Nëse robi ka kryer vepra të mira, do të marrë shpërblim nga Allahu i Lartësuar dhe nëse ka bërë të këqija, do të marrë ndëshkimin nga Ai.

TEFSIR IBN KETHIR

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit