-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Allahu tha: Pasha Kohën….!

Më të lexuarat

Allahu në librin e Tij thotë:

  1. Pasha kohën!
  2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurtë.
  3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.

Imam Shafiu thotë: “Sikur  mos të zbriste asgjë nga Kurani, përveç kjo sure, do të mjaftonte.”

Nga Muadh ibën Xhebeli trasnmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nuk do të  lëvizë këmba e birit të Ademit Ditën e Gjykimit  derisa të pyetet për katër gjëra: për  jetën e tij se ku e ka harxhuar; për rininë e tij se ku e ka shfrytëzuar; për pasurinë  e tij se nga e ka fituar dhe ku e ka harxhuar; dhe për dijen e tij se çfarë ka punuar me të.”

Nga Ibën Abasi transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Dy begati shumica e njerëzve nuk ia di vlerën: shëndetit dhe kohës së lirë.

Gjithashtu, i Dërgauri i Allahut, duke na treguar vlerën e kohës tha: “Nëse bëhet Kiameti dhe dikush ka në dorën e tij ndonjë filizë, le ta mbjellë, nëse ka mundësi.”

Abdullah ibën Mesudi thotë: “Nuk jam penduar më shumë asnjëherë se sa një ditë kur perëndoi dielli dhe mu pakësua exheli, ndërsa unë nuk shtova asgjë nga veprat e mia.”

Hasan el Basri thotë: “Nuk ka ndonjë ditë që në të kalon biri i Ademit, përveçse ajo ditë e thërret: ‘O bir i Ademit! Unë jam një ditë e re, ndërsa për punën tënde nesër do të jem dëshmitare, më përfito mua se unë nuk do të kthehem asnjë herë deri në Ditën e Gjykimit.’”

Gjithashtu thotë: “O bir i Ademit! Ti në këtë botë je disa ditë, nëse shkon një ditë do të shkojë një pjesë e jotja.”

Fudejl Ijadi thotë: “Kam takuar disa nga të parët tanë që aq shumë ishin të kujdesshëm ndaj kohës sa që numëronin fjalët e tyre prej xhumasë deri në xhuma.”

Një poet thotë:

“Gjëja më e shtrenjtë që i është dhënë njeriut, është koha e lirë, por e shoh se më së lehti e humb atë.”

Vëlla i dashur! Kujdes kohën e lirë mos e harxho kot! Ajo është më e shtrenjtë se pasuria e jote. Ti me shfrytëzimin e kohës sjell lumturi, ndërsa me mledhjen e pasurisë do të kesh përgjegjësi.

Koha është jeta e jote, lumturia jote dhe gjallërimi yt.

Mos u mburr me rininë tënde e as me jetën tënde se  nëser kur do të dalësh para Allahut  do të pyetesh për to.

Përkujto fjalët e selefëve, të cilët thonin: “Uallahi, edhe sikur  ta dimë se nesër do të vdesim ne nuk mundemi më të shtojmë diçka të re në veprat tona, sepse kanë arritur kulmin e shfrytëzimit të kohës.”

Llogarite veten sot, para se të llogarisë nesër Allahu. Pendohu sot, para se nesër të bëhesh pishman për punët e tua, atë ditë kur nuk ka kthim.

Koha është si shpata nëse ti nuk e pret atë ajo të pret ty.

Përkujto begatitë e Allahut ndaj teje!

Përgatiti: Shaban Murati

26.05.2006

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit