1.8 C
Pristina
Friday, January 3, 2025

Allahu qoftë i kënaqur me ta! – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Allahu qoftë i kënaqur me ta!
Ata janë modeli im!
Sigurisht që më njeh!
Kush prej jush nuk më ka parë kurrë më parë?
Të gjithë ju pa dyshim më keni parë!


Disa prej jush më kanë parë në fushë, ose rrugës duke shkuar për në fushë, e disa prej jush më kanë parë në fermë, apo edhe në kopshtin zoologjik.
Kushdo që nuk më ka parë në të gjitha këto vende, nuk ka dyshim se ai e ka parë fotografinë time në televizion, apo në një revistë, apo një libër, shikoni foton time, jam e sigurt se ajo është e njohur për sytë tuaj të bukur!


Jam gjithashtu e sigurt se e keni dëgjuar emrin tim të përsëritet shumë, një sure e Kur’anit të Shenjtë mban emrin tim, që është surja e dytë pas El-Fatihas, është surja El-Bakare (Lopa), surja më e gjatë në Kur’anin e Shenjtë dhe një nga motrat e mia (një lopë) ka një histori të bukur në këtë sure, ju do ta lexoni dhe do të kënaqeni duke e lexuar, ju ftoj ta lexoni këtë sure, kapitull.


Jam i lumtur që jam përmendur në Kuranin e Shenjtë dhe se sureja më e gjatë në të mban emrin tim. Jam gjithashtu e lumtur që jam e famshme me ju, dhe që ju më njihni, jam shumë e lumtur me këto njohuri që keni. Kush ka pasur miq të këndshëm si ju padyshim do të jetë i lumtur.


Sot do t’ju tregoj, të dashur, një histori të bukur që më ka ndodhur mua.


Dola një ditë me pronarin tim, duke më çuar në fushë, për të filluar punën tonë të zakonshme, aty po bëja punën time në lërimin e tokës dhe ujitjen e të mbjellurave në mënyrë aktive dhe me vullnet të lartë dhe në fund të ditës kthehem e lumtur në shtëpi, sepse e kryeja punën time dhe kënaqi pronarin tim, dhe për këtë e pranoja ushqimin tim me të njëjtën kënaqësi, dhe haja me oreks të mirë, e pronari im nuk kursente asgjë nga ushqimi për mua. Pasi haja me oreks të mirë shkoja në ahur dhe flija me të njëjtën kënaqësi. Kështu përsëriteshin ditët, deri sa erdhi ajo ditë.
Deri në këtë ditë për të cilën ju flas, shokët e mi të dashur, dola me shokun tim në fushë, punuam deri sa u lodhëm duke punuar. U kthyem të lodhur bashkë. Sot kishim shumë punë. Edhe unë edhe pronari im ishim shumë të lodhur. Për këtë po nxisnim hapa të shpejtë për t’u kthyer në shtëpi dhe për t’u çlodhur. Na u duk se rruga është më e gjatë se çdo ditë, për shkak të lodhjes ekstreme. Pronari im po më ngiste, duke ecur unë para tij, ai ecte pas meje. Befasisht i shpjetoi hapat edhe më kapi për frerë edhe më ndali, kurse unë u ndala. Pastaj duke u ngjitur në një shkëmb dhe duke hipur në kurrizin tim, ai donte të pushonte nga halli i rrugës dhe duket se nuk mund të vazhdonte të ecte deri në fund, kështu që u ngjit mbi kurrizin tim për të më hipur pjesën tjetër të rrugës. U lëndova nga veprimi i tij. Edhe unë jam lodhur gjithë ditën si ai dhe nuk mund të eci dhe shpresoj orën kur do ndalem për të pushuar, e ai vjen të më kalërojë shpinën?! Për më tepër, puna ime është plugimi dhe ujitja, dhe unë i kam bërë mirë. Pse harron ai se unë kam një punë specifike dhe më shton atë që nuk është puna ime? Pranimi i kësaj çështjeje është shumë poshtërues, kështu që shpirti im më foli dhe unë fillova të ankohem, dhe kisha të drejtë ta bëjë këtë.


Menjëherë e shfaqa indinjatën time edhe zemërimin tim. Këtë bisedë që e bëja me shpirtin tim nuk doja ta mbaja brenda vetes sime. Çfarë dobie ka nga indinjata dhe zemërimit, nëse vazhdojnë të digjen brenda meje dhe nuk e shfaq kundërshtimin tim?! Nëse dua të lehtësoj këtë barrë, apo të qetësoj shpinën dhe apo të m’i njeh ai të drejtat e mia?!
Ktheva kokën, përdredha qafën, shikova pronarin tim që kisha në shpinë dhe i thashë: Lopa, zotëri, nuk u krijua nga Perëndia për kalërim, por u krijua nga Perëndia për të lëruar vendin, kështu që ju edhe më angazhoni në punën time, në lërimin e tokës dhe pastaj më shfrytëzom për të më hipur mbi kurrizin tim?


Kurrë nuk i kam rënë shkurt në punën time, por e kam bërë në mënyrë të përsosur, kështu që ju nuk duhet të më jepni edhe një punë tjetër, e cila është përtej kapacitetit tim, dhe kjo është padrejtësi, dhe Allahu kurrë nuk e pranon padrejtësinë.
Bëra mirë kur shpreha kundërshtimin tim dhe nuk heshta për të drejtën time, isha i kënaqur me veten pse e thash të vërtetën dhe pse fola drejtë.
Nuk e dija se atë ditë, ajo ngjarje, guximi që të them të vërtetën, do të vlerësoheshin nga të gjithë njerëzit.
Ata vazhdonin të transmetonin lajmet e mia dhe atë që bëra dhe e lëvdonin guximin tim, në mënyrë që zotëriu i mbarë njerëzimit, Profeti ynë Muhamed, ﷺ , t’i kishte informuar shokët e tij të nderuar me lajmet e mia dhe ata u emocionuan nga ky lajm dhe u habitën shumë dhe thanë: I lartësuar qoftë Aëllahu! Një lopë flet?! Kur Profeti ynë (paqja dhe bekimet e Allaahut qofshin mbi të) pa se u habitën, ai do të donte t’i siguronte ata se kjo ndodhi e imja është e vërtetë dhe nuk është imagjinatë. Ai u tha atyre: ((Unë besoj në këtë unë, këtë e beson edhe Ebu Bekri dhe Omer))!
Është e çuditshme se Ebu Bakr El-Siddiku dhe Omer ibën El-Hattabi, zoti qoftë i kënaqur me ta, nuk ishin në afërsi të Muhammedit, ﷺ , në këtë kohë, dhe nuk i dëgjuan fjalët e tij, por Pejgamberi, ﷺ, pohoi se këta shokë të nderuar, le të jetë Allahu i kënaqur me ta, nëse ata do e kishin dëgjuar këtë ndodhi do e besonin!


Kështu, Shokët e Profetit (paqja dhe bekimet e Allaahut qofshin mbi të) ishin të atillë që shpejtë i besonin Pejgamberit në lajmet që ua sillte, i bindeshin urdhrave të tij dhe i shmangeshin ndalimeve e tij.


Në krye të këtyre shokëve ishin halifët e udhëzuar me të drejtë, dhe ata janë:

1. Ebu Bekr El-Siddik
2. Omer ibën El-Hattab                                           3. Uthman ibën Affan                                               4. Ali ibën Abu Talib (Allahu qoftë i kënaqur me ta dhe me të gjithë Shokët e Profetit!)

Për këtë arsye ata, shokët e Muhammedit, ﷺ, ishin modelet e muslimanëve në çdo kohë dhe vend.
Kjo është historia ime e mrekullueshme, të dashurit e mi, dhe shpresoj që të ju pëlqejë.
Ua kujtoj edhe një herë historinë e motrës sime, për të cilën folet në suren El-Bakareh, lexoje, besoj se do të të pëlqejë edhe ty.
Çka përfitojmë nga kjo histori:
1- Të besosh në lajmin të cilin Allahu i Plotfuqishëm dhe i Dërguari i Tij (paqja dhe bekimet e Allaahut qofshin mbi të) na e thotë, dhe ky besim është i detyrueshme, edhe nëse nuk e kemi parë me sytë tanë.
2- Të kesh guximin për të thënë të vërtetën të sjell të mira.
3- Sahabet, shqokët e Muhammedit, ﷺ, ishin njerëzit me besimin më të plotë kishin fetarinë më të madhe dhe ndiqnin të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), në mënyrën më të mrië, prandaj ne i duam dhe i madhërojmë, i mbrojmë dhe i urrejmë ata që i urrejnë.

Përshtati: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit