Surja Ali Imran na mëson se nëse sureja El-Bekare përcakton rrugën dhe drejtimin që duhet të ndjekin ata që Allahu i Madhëruar i ka caktuar për udhëheqës në Tokë, atëherë sureja Ali Imran e vë fokusin në këmbënguljen dhe stabilitetin në atë rrugë.
Surja Ali Imran na mëson se Allahu nuk do të na pyesë pse nuk fituam, por do të na pyes pse nuk u përpoqëm dhe nuk luftuam në rrugën e Allahut. Sepse fitorja është nga Allahu dhe Ai ia jep kujt të dojë.
Surja Ali Imran na mëson se agimi ka një shije dhe erë të veçantë që nuk gjendet në asnjë pjesë të ditës, andaj Allahu e ka ndarë për dhikër dhe lutje, sepse ajo është koha kur lutjet marrin përgjigje.
Surja Ali Imran na mëson se shenja e dashurisë për Allahun është në ndjekjen e Sunetit të të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, në mënyrë që ai që është konsekuent në zbatimin e Sunetit (në të gjithë jetën, sjelljen, ahlak, edeb, dhe jo vetëm në mënyrën e kryerjes dhe përmbushjes të disa ibadeteve dhe rregullave të sheriatit), ai e do Allahun.
Surja Ali Imran na mëson se ndonjëherë furnizimi mund të vijë pa shkak, kur njeriu sinqerisht dhe vërtetë i shërben dhe i bindet Krijuesit të shkakut dhe pasojës, siç është rasti i Merjemes, paqja qoftë mbi të, së cilës i vinte çdo ditë ushqim (fruta) i freskët. pa ndërhyrje njerëzore. Pra, kur Zekerija (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e pyeti: “Nga e ke marrë këtë, o Merjem?” Ajo tha “Ai është nga All-llahu, se All-llahu atë që do pa masë e furnizon!” (Ali Imran, 37)
Surja Ali Imran na mëson se disa nga idetë dhe ligjet që Ehli Kitabi (hebrenjtë dhe të krishterët) na ofrojnë herë pas here janë një rrugë drejt mosbesimit dhe shkatërrimit, jo një rrugë drejt qytetërimit.
Surja Ali Imran na mëson se nëse posedojmë peshore prej ari dhe argjendi, gratë më të bukura, kuajt dhe kalorësit më të mirë dhe më të bukur, prona dhe të korra të mëdha, vdekja dhe ndarja na presin me këto kënaqësi mashtruese dhe kalimtare të kësaj bote, dhe se kënaqësia e Allahut është më e mirë se krejt dunjaja dhe çdo gjë në të.
Surja Ali Imran na mëson se durimi dhe devotshmëria janë shkaku i fitores dhe dërgimi i melaikeve si mbështetje në luftën kundër armikut.
Surja Ali Imran na mëson se cilësitë fisnike me të cilat një burrë dhe grua muslimane ngrihen në nivelin e bamirësve të vërtetë janë: bujaria, butësia dhe falja.
Surja Ali Imran na mëson se përderisa jemi besimtarë në Allahun nuk ka arsye për frikë, pikëllim dhe shqetësim.
Surja Ali Imran na mëson se arsyeja kryesore e disfatës, e cila u ndodh muslimanëve, është devijimi nga udhëzimi dhe suneti i të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue selem, dhe mos zbatimi i strategjisë së saktë dhe të dakorduar për lakminë e plaçkës së luftës.
Surja Ali Imran na mëson se mëkatet janë shkaku kryesor i ikjes nga fusha e betejës.
Surja Ali Imran na mëson se dy ibadetet: madhërimi i Allahut dhe mendimi i krijimit të qiejve dhe tokës (dhikri dhe fikri), janë të lidhura, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndyshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendimie rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë)::Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit (Ali Imran, 190-191)
Surja Ali Imran na mëson se thirrja në besimin e Allahut dhe këmbëngulja në atë rrugë nuk duhet të lidhet me jetën e asnjë njeriu.
Surja Ali Imran na mëson se askush nuk do të vdesë, pavarësisht nga tundimet dhe situatat në të cilat ai bie, derisa t’i vijë koha e përfundimit të tij (exheli). Shkroi hoxhë Abdusamed Bushatliç