4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Allahu i ofron zemra të përmalluara zemrave të lënduara – Disa rrëfime të kujdesit për të tjerët

Më të lexuarat

1- Djaloshi dhe lutja e tij për tjerët në namaz
Na tregon një njeri një ndodhi që kishte ndohd me te dhe thotë:
U fala në xhami dhe afër meje u fal një fëmijë i këndhsëm. Pasi dham selam, ky fëmijë më dha selam i buzëqeshur dhe më tha: jam lutur për ty. Mbeta i habitur nga fjalët e tija dhe nga bukuria e buzëqeshjes së tij. Pastaj me shashtisi kur nga xhepi i tij nxorri një ëmbëlsirë të vogël dhe ma dhuroi. Kur e pyeta çka është arsyea e kësak dhurate? Më tha: kështu më ka mësuar nëna ime! Mbeta në vendin tim i emocionuar! Fëmijë, falet në xhami, falet me rregull dhe pa lozur, i jep selam atyre që i ka afër vetes, buzëqeshet, në sexhdet e tija lutet për ne dhe më tregon se është lutur për mua e më jep një ëmbëlsirë! Çka është kjo?! Kështu prodhohen liderët!


2- Njeriu i ndikuar nga fëmija lutet për tjerët në namazet e tija.
Rrëfimi nuk përfundoi këtu. E vendosa edhe unë të bëj njejtë sikur ky fëmijë. Të lutem për çdo person që falet në të djathtën dhe në të majtën time. Ti jap selam dhe të bisedoj me te me butësi dhe kujdes, e pastaj të vazhdoj punët e mia. Dje pas namazit të akshamit i jap selam një djaloshit, i cili ishte me fytyrë të zezë por me zemër të bardhë, i cili kishte ardhur nga Gana. Gjuhën arabe e fliste rëndë. Për dallim të zemrës së tij, të cilën e kishte të butë dhe të lehtë. E zbatova këtë mësim me te. I tregova se jam lutur për te. U buzëqesh shumë. Pastaj më rrahu në supet e e mia dhe më falënderoi. Pastaj heshti një kohë. Pastaj qau dhe tha: elhamdulilah, elhamdulilah, që lutja është biseda e të heshturve, dhuratë e të dashuruarve, e unë të dua ty për hir të Allahut. mi shtërngoi duart kur më përshëndeti me selam dhe pastaj shkoi. Kurse unë në këtë moment u binda se Allahu u ofron zemrave të lënduara zemra të përmalluara.


3- Vizita të sëmurit në spital
Shkova në spital për të vizituar një të afërm timin. Në të njejtën rrugë trokita në një derë të një dhome me të sëmurë. I sëmuri që ishte në këtë dhomë ishte nga Sudani. Nuk e njihja. E pyeta: pse ke ardhë në spital, nga çka lëngon? Më tha: nga diabeti më kanë amputuar këmbën. I dhash selam dhe e përshëndeta fuqishëm për dore dhe me fytyrë të hapur i thash: ndoshta kjo këmbë e jotja të ka prirë në xhenet! Si je tash, më trego si ndihesh, si ja kalon, me shëndet si je? Më tha: shumë mirë, elhamdulilah! U ula afër tij dhe me vete kisha një palë tespih, ia dhurova atij dhe vazhdova bisedën me te. Dola me te në botën e jetës. Më tha: a më njeh?! I thashë: Allahu na ka premtuar se ai që viziton një të sëmurë do luten për faljen e tij 70 mijë melek, e unë erdha te ti duke i bërë këto hapa që të fitoj këtë shpërblim! Kur doja ta përshëndes dhe të largohem më tha: familjen e kam në Sudan, i vetmi që më erdhe në vizitë je ti!
Allahu i ofron zemra të përmalluara zemrave të lënduara.
U përshëndeta me te me ngrohtësi të madhe dhe lotët e gëzimit rridhnin mbi faqet e tija dhe në këtë moment e kuptova fjalën e Allahut: “Ata që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira Ne nuk ia humbin shpërblimin e atyre që bëjnë vepra të mira”. El-Kehf: 30.


Përktheu Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit