2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Allahu i di më së miri armiqtë tuaj. Allahu mjafton si Mbrojtës për ju

Më të lexuarat

Allahu thotë në Kuran:

وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِأَعْدَآئِكُمْ ۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَلِيًّا وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ نَصِيرًا

Allahu i di më së miri armiqtë tuaj. Allahu mjafton si Mbrojtës për ju. Allahu mjafton si Ndihmës për ju.

En-Nisa : 45

Tefsiri i ajetit:

“Allahu është më i Dituri për armiqtë tuaj. Dhe mjafton që Allahu kujdeset për ju dhe mjafton që Allahu është Ndihmëtari juaj! – Allahu është El Uelij, Miku, i Dashuri, Kujdestari, që merr përsipër t’i ruajë dhe t’i ndihmojë besimtarët në çdo gjendje. Ai tregohet i butë dhe i mëshirshëm me ta në çdo çështje të jetës dhe fesë së tyre. Ai ua lehtëson besimtarëve të ndjekin udhën e lumturisë dhe të fitores së madhe. Ai i ndihmon ata të fitojnë kundër armiqve të tyre.

Është prej diturisë së Allahut që Ai u qartëson besimtarëve çdo gjë nga e cila duhet të ruhen dhe çdo gjë që i ndihmon të fitojnë kundër armiqve të tyre. Me cilësimin El Uelij, Allahu i Lartësuar tregon se është Ai që u jep të mirat besimtarëve, ndërsa me cilësimin “El Nasir” tregon se është Ai që i ruan besimtarët nga rreziqet që atyre u kanosen. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon rrugët e humbjes që ata ndjekin, si dhe përparësinë që ata i japin të kotës dhe të pavërtetës, kundrejt të drejtës dhe të vërtetës:

[ Tefsiri i Sadit ]

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit