Hadithi: “Allahu e mëshiroftë personin, i cili fal para ikindisë katër rekatë”. A është për qëllim namazi para ezanit apo pas tij?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Hadithi: “Allahu e mëshiroftë personin, i cili fal para ikindisë katër rekatë”[1] nëse saktësohet, atëherë është për qëllim me këtë (namazi) ndërmjet ezanit dhe ikametit.
Likaul bab el meftuh
Përktheu: Unejs Sheme
[1] Hadithin e ka nxjerr Ebu Daudi 1271 në “Kitabu es Salah” dhe Et Tirmidhiu me nr. 430 në “Es Salah” dhe ka thënë: “Hasen garib”. Senedin e këtij hadithi e ka bërë hasen imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) shih “El Mishkah” me nr. 1170.