Allahu thotë në Kuran:
﴿ وَاضْرِبْ لَهُمْ مَثَلَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا كَمَاءٍ أَنْزَلْنَاهُ مِنَ السَّمَاءِ فَاخْتَلَطَ بِهِ نَبَاتُ الْأَرْضِ ﴾
“Tregoju atyre shembullin e jetës së kësaj bote! Ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli dhe bima e tokës e thith atë.“ [Kehf: 45]
• Sepse uji nuk mbetet dhe zhduket në tokë; po kështu jeta e kêsaj bote nuk do të mbesë, por do të zhduket.
• Sepse askush nuk është në gjendje të hyjë në ujë e të mos laget; e njëjta gjë është për jetën e kësaj botë, askush nuk shpëton nga sprovat dhe hallet saj.
• Sepse uji, nëse është në masë, është i dobishëm, e nëse e tejkalon sasinë, është i dëmshëm dhe shkatërrues; po kështu është jeta e kësaj bote: të mjaftuarit me të është e dobishme e të tepruarit me të është e dëmshme.
• Sepse uji, sado që të përpiqesh ta mbash në dorën tënde, do të derdhet e nuk do të mbetet gjë në duar; po kështu jeta e kësaj bote, sado të përpiqesh duke u kapur pas tij, vetëm se do ta humbasësh nga duart.
@AdelinaKucana