1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Alkooli shkakton shtatë lloje të kancerit

Më të lexuarat

Alkooli vlerësohet të jetë shkaktari i gjysmë milion vdekjeve nga kanceri vetëm në vitin 2012. Kjo nënkupton rreth 6% të gjitha vdekjeve në mbarë botën nga kjo sëmundje.

Gjatë një hulumtimi të bërë janë gjetur dëshmi të fuqishme të dëmit direkt të konsumimit të alkoolit. Profesoresha e Universitetit të Otago në Zelandën e re, Jennie Connor, ka thënë se alkooli ka shkaktuar vdekjen e gjysmë milionë njerëzve vetëm në vitin 2012 dhe rreziqet më të mëdha vijnë kur njerëzit e teprojnë me pirjen e tij.

“Ekzistojnë dëshmi të fuqishme që alkooli shkakton shtatë lloje të kancerit dhe ndoshta edhe të tjera. Nuk jemi akoma të sigurt se cilat janë shkaqet biologjike pse ndodh kjo”, ka thënë ajo.
Llojet e kancerit të cilat i shkakton janë: i gojës, i fytit, laringut, ezofagut, mëlçisë, zorrës së trashë dhe gjoksit.

Hulumtimi zbuloi edhe se nuk ka një nivel të sigurt të pirjes por që rreziqet për t’u goditur nga kanceri reduktohen nëse e ndaloni atë.

Gratë të cilat konsumojnë alkool janë më shumë të rrezikuara nga kanceri se sa ato që nuk e bëjnë.

Në çdo një mijë gra të cilat nuk pinë vetëm 109 diagnostikohen me kancerin e gjoksit ndërsa numri rritet në 153 për ato që pinë prej 14 deri në 35 njësi alkool në javë.
Ekziston një teori e cila thotë se alkooli e dëmton ADN-në prandaj edhe shkakton kancerin.

WCRF gjithashtu ka bërë të ditur se konsumimi i tri gotave alkool në ditë rrit mundësinë e sëmurjes me kancerin e stomakut. Por, kanceri i gjoksit dhe zorrës së trashë mbetet akoma më i shpeshti që shkaktohet nga ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit