0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Alkooli Haram – Qyteti në shok, shoferi i dehur përplas për vdekje 4 fëmijë të mitur

Më të lexuarat

Një i ri plotësisht i dehur pas timonit të një furgoni përplasi një grup fëmijësh në një trotuar në rrugët e  Sidneit.

Për pasojë katër vdiqën dhe tre të tjerë u plagosën rëndë.

Tre nga viktimat ishin të një familje.  Shoferi 29-vjeçar u akuzua për vrasje dhe drejtim makine në gjendje të dehur.

Viktimat ishin të gjithë nën 12 vjeç. I gjithë vendi është në shok: “Dje humba tre fëmijët e mi”, tha Daniel Abdallah me lot në TV.

“Nuk më mbetet forcë, gjithçka që dua të them është për ata që drejtojnë një makinë që të jenë të kujdesshëm. Këta fëmijë të pafajshëm ishin duke ecur dhe duke luajtur. Këtë mëngjes u zgjova pa tre fëmijët e mi”, shtoi Abdallah.

Antony, 13 vjeç dhe dy motrat e tij Angelina, 12 vjeç dhe Sienna Abdallah, 9 vjeç, vdiqën menjëherë.

Bashkë me ta edhe kushërira e tyre e vogël, 11-vjeçarja Veronique Sakr.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 me kohën lokale, përgjatë rrugës Bettington në Oatlands, afër Parramatta.

Drejtuesi i makinës, 29-vjeçari Samuel Davidson, mbeti i padëmtuar. Ai ju nënshtrua menjëherë testit të alkoolit. Niveli i alkoolit në gjak rezultoi të ishte 3 herë më i lartë se norma e lejuar.

Vrasësi u arrestua dhe gjykatësi nuk lëshoi lirim me kusht. Ai tani do të akuzohet për katër vrasje./oranews

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit