0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Alisetar Ramadani: Mos e fajësoni fenë islame për prapambeturinë tonë

Më të lexuarat

Alisetar Ramadani vlerëson se nuk duhet fajësuar feja islame për prapambeturinë tonë si popull, transmeton TetovaSot.

“Institucionet tona kudo që veprojnë, e kam fjalën për të gjitha trojet tona, janë duke lënë pas vetes një tmerr të pa parë, një shkretëtirë, e shkatërrim ku duhet shumë kohë për ta vënë në binar si duhet vendin ku jetojmë, e nga ana tjetër dalin disa të cilët vazhdojnë me avazin e vjetër se feja Islame i ka fajet për këtë! Drejtoni kritikat tuaja nga këta që na vjedhin e shkatërrojnë, se feja nuk ta ndalon shkollimin e ndërtimin e shkollave e investimet në libra e fletore. Feja nuk ta ndalon të investosh për studentët shembullor, feja nuk ta ndalon t’i japësh bursë një studenti apo studenteje të studion jashtë shtetit. Feja fjalën e parë e ka LEXO, nuk e ka caktuar se çka të lexosh, por LEXO. Feja nuk t’i ndalon hulumtimet shkencore!

Mos e fajësoni fenë Islame, se ajo më së paku ka faj për mjerimin që mbretëron edhe te ne si musliman por edhe në botë.

Merreni shembull Turqinë, ajo prej se udhëhiqet nga presidenti aktual Erdogan, ka bërë investimet më të mëdha në ndërtime: shkolla, universitete, laboratori për hulumtim…me pajisje moderne teknologjike etj. Dhe çka ndodh? Përnjëherë Turqia bëhet pengesë! Kujt i pengon zhvillimi i Turqisë? Mos e merrni se dua të lavdëroj Turqinë, i përmenda ato më lartë se unë e respektoj mënyrën dhe metodologjinë se si zhvillohet Turqia, kjo tregon se shkollimin nuk e pengon feja Islame.

Zhvillimin e një shoqërie e pengojnë hajdutët të cilët i uzurpojnë insitucionet, ata nuk kanë as fe as komb.”, shkroi Alisetar Ramadani në llogarinë e tij në Facebook./TetovaSot/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit