13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Ali Karadagi: Shteti Osman ka mbrojtur tokat e bekuara palestineze

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali Karadagi tha se është i çmueshëm roli i Shtetit Osman në mbrojtjen e Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Karadagi në një deklaratë në rrjetet sociale ka shkruar: “Osmanët krijuan një civilizim të madh Islam dhe e përhapën atë. Shteti Osman në të njëjtën kohë ka mbrojtur tokat e bekuara palestineze dhe nuk hoqi dorë nga asnjë grusht i tokës së saj. Edhe fjalët e Sulltan Abdulhamidit janë dëshmi më konkrete të kësaj. Dhe, këto janë të mjaftushme për Osmanët si nder dhe sevap”.

Duke e përmendur me admirim mbrotjen e tokave palestineze dhe të civilizimit Islam nga Shteti Osman, Karadaği tha se “Palestina, përfshirë edhe qytetin e Kudsit dhe Al-Aksanë u pushtuan në periudhën e nacionalizmit arab, ku u morën edhe të drejtat e tyre”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit