2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ali Ahmeti tregon si i lindi “dashuria” me Branko Manojlovskin, ja kush i njoftoi!

Më të lexuarat

Agjencia e Lajmeve Flaka sjell momente nga promovimi i librit “Reka e Epërme dhe fshati Kiçinicë” të autorit Branko Manojllovski në qytetin e Gostivarit, ku i pranishëm ishte edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Në fjalimin e tij, Ahmeti kujtoi momentet e njohjes me xha Brankon.

“Vendosej përmendorja e Josif Bagerit në qytetin e Dibrës. Kryetari i Komunës ma dha listën me donatorët, në mesin e tyre e lexova edhe Branko Manojllovskin. E thirra Nevzat Bejtën dhe e pyeta se kush është ky person. Ka gati 10 vite kjo punë. Nevzati mu përgjigj që e njihte dhe bashkë me Izet Mexhitin e kishin vizituar në Çikago të Amerikës. Xha Branko është njëri prej kontribuuesve më të mëdhenj për ta thënë të vërtetën mbi shqiptarët e krishterë në Maqedoni. Ato janë vëllezërit tanë të një gjaku. Gjaku nuk bëhet ujë dhe gjaku nuk pihet”, tha mes të tjerash Ahmeti gjatë promovimit të librit “Reka e Epërme dhe fshati Kiçinicë” të autorit Branko Manojllovski në qytetin e Gostivarit më datë 11 shtator të vitit të kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit