2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ali Ahmeti pasnesër dëshmon tek Prokuroria Speciale

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkimit Demokratik për integrim Ali Ahmeti është ftuar të japë dëshminë e tij tek Prokuroria special e Maqedonisë, mëson Fakte.net.
Sipas ftesës së dërguar në adresën e të parit të integristëve, Ali Ahmeti duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale pasnesër (e enjte) në ora 14.

Akoma nuk është bërë e ditur për cilën vepër penale dhe në ç’cilësi Ahmeti do duhet të japë dëshminë e tij.

Sipas burimeve të Fakte.net, edhe funksionarë tjerë nga udhëheqësia më e lartë e BDI-së pritet në ditët në vazhdim të pranojnë ftesa nga Prokuroria Speciale në Shkup.

Kohë më parë kjo prokurori filloi me marrjen në pyetje të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së.

Qytetarët e Maqedonisë të gjitha shpresat e tyre i kanë mbështetur në punën e ekipit të Katica Janevës të përkrahur fuqishëm nga ndërkombëtarët e posaçërisht nga SHBA.

Për më tepër, pikërisht në ditën kur kreu i BDI-së do të merret në pyetje nga ekipi Katica Janevës, në Shkup do të qëndrojë për vizitë zëvendësi i sekretarit amerikan për Evropë dhe Azi i SHBA-ve Hoyt Yee, pikërisht për t’u informuar për funksionimin e Prokurorisë Speciale dhe obligimet e papërmbushura nga Marrëveshja politike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit